Monday, December 3, 2012

BYREK ME SPINAQ



Perberesit:
* 1 kg spinaq 
* 1/2 gotë çaji majdanoz i grirë 
* 1/2 gotë çaji kopër e grirë 
* 1 1/2 lugë çaji kripë
* 50-60 ml vaj ulliri
* 3 gota çaji qepë të grira
* 1/4 lugë çaji piper i zi
* 190- 200 g margarinë
* 250 g djathë feta i thërrmuar
* 12 ose 14 fije petë të parapërgatitura


Pergatitja:

1 - Lani mirë spinaqin. Hiqni bishtat e tij dhe lëreni të kullojë. Grijini gjethet me thikë.

2 - Përzieni spinaqin, majdanozin, koprën, qepët e njoma dhe kripën në një tas. Lërini të qëndrojnë për 15 minuta dhe më pas shtrydheni gjithë masën që të kullojë lëngu që ka.

3 - Nxehni vajin e ullirit në një tigan dhe kaurdisni qepët derisa të zbuten e të bëhen transparente. Shtoni masën e spinaqit dhe vazhdoni kaurdisjen edhe pak minuta në fund hidhni djathin feta dhe piperin e zi.

4 - Vendosni 6 ose 7 fije petë në një tavë, të cilën e keni lyer më parë me margarinë. Shtoni masën me spinaq në formën e një shtrese dhe mbi të vendosni petat e tjera. Lyejeni petën e sipërme me margarinë të shkrirë dhe priteni në copa përpara se ta vendosni në furrë për pjekje në 170°C për 30-40 minuta derisa të marrë ngjyrë ari në sipërfaqe./Telegrafi



Patate me leter kuzhine



Per 4 persona:
600 gr mish vici ne copa te vogla 
patate 4 kokrra mesatare
karrota 3 cope
2 qepe te thata
3 qepe te njoma
3 luge gjelle mustarde
3 luge gjelle salce per makarona
4 lug gjelle vaj ulliri
2 thelbinj hudhre
pak majdanoz,piper,rigon,kripe.

Pergatitja:
Presim patatet, karotat, qepet ne copa mesatare dhe i hedhim ne nje tas te te madh. Mbi to shtojme copat e mishit. shtojme mustardn,salcen, vajin e ullirit ,kripen ,piperin,rigonin,majdanozin e grir imet. Te gjitha keto i perzjejme mire e mire me duar. I leme per disa minuta qe te marinohen. Me pas marrim letren e furres e presim ne copa te medha. E marrim nje cope dhe e palosim dysh, mbi te hedhim nje garuzhde nga perberja. E mbeshtjellim mire e mire duke i kthyer cepet mbi njera tjetren. E veme ne tepsi,ku pjeset e palosura te jene posht. Keshtu veprojme dhe me te tjerat. Ne fund ne tepsi heshim nje filxhan caji me uje. E fusim ne furren e parangrohur ne 200 grade. E pjekim ne furre deri ne moment qe letra merr ngjyre te arte ne te kafte. I marrim ashtu sic jane i vendosim mbi pjaten qe do ti servirim , duke grisur pjesen lart te letres. Ka nje arome te mrekullueshme ...


SPECA GOGOZHARE:


Perberesit:
1 kg speca te kuq (me tul)
1 filxhane kafe me uthull
6 thelpinj hudhra
1 gota uje
1 filxhane kafe me vaj ulliri
1 luge kafe me krip
1 tufe te vogel majdanoz
10 kokrra piper


Pergatitja:
Mbasi i kemi lare specat, fillojme dhe i pastrojme mire nga farat.
Marrim gjysmat e specave dhe i rreshtojme ne tenxheren ku do ti bejme.
Tenxherja duhet te jete me presion, ne qoftese nuk keni mund ti beni edhe ne tenxhere te zakonshme. Po tenxherja me presion i bene me mire per arsyje te hemertizimit te avujve. Mbasi i keni vene ne tenxheren tuaj hidhni:
1 filxhan uthull
3 thelpinje hudhra
1 gote uje
½ luge kafe me krip
½ tufe majdanoze te grire imet
5 kokrra piper te zi
Keto masa do ti perdorni per gjysmat e specave.
Ne qoftese ju e keni tenxheren e madhe mund ti vendosni te gjitha.
Mbasi i keni hedhur te gjithe perberesit mbylleni kapakun e tenxheres.
Ne qoftese eshte tenxhere me presion nga momenti i dhenies se sinjalit do e lini 5 minuta, ndersa ne qoftese e keni me tenxhere te zakoneshme do ta shifni me pirua specat ose sa te shterojne perberesit e lengshem.
Mbasi ka mbaruar koha e berjes i merrni dhe i vendosni ne nje ene qelqi, ku do ti lini deri sa te ftohen. Hidhni vajin e ullit dhe ne kete moment gogozharet jane gati per tu servirur. Ju befte mire



Sunday, December 2, 2012

HALLVA



Perberesit:
1 1/2 filxhane caji uje,
1 1/2 filxhane caji sheqer,
1 pako gjalpe 125 gr,
2 filxhane caji me miell,
sipas deshires: arra, stika pishe, bajame, rrush te thate, etj…

Pergatitja:
Ne nje tenxhere, veme te pergatisim sherbetin me ujin dhe sheqerin ne zjarr te embel. Nderkohe, shkrijme gjalpin ne nje tigan e shtojme miellin.

E perziejme here pas here, duke perdorur nje zjarr shume te ulet dhe vazhdojme gatimin, per disa minuta derisa te filloje mielli te shqitet nga anet e enes. Ne kete pike, shtojme mbi miell sherbetin dhe e perziejme qe te krijojme nje brum te njetrajtshem. Shtojme frutat e thata te zgjedhura ne copeza dhe kur brumi shqitet nga tigani, hallva eshte gati.

E ndajme luge- luge sa eshte akoma e ngrohte, por shijohet e ftohte.



BAKLLAVA



Nevojiten (për tepsi me diametër 40 cm)
5 veze – 1 e plotë dhe 4 të kuqtë
1 gotë vaj
1 gotë qumësht
1 lugë të mesme sheqer
1 maje thike kripë
Rreth 500 gr miell
Rreth 400 gr arra të qëruara e të coptuara
200 – 300 gr. gjalpë

Shërbeti
2 kavanoza të mëdha me sheqer apo rreth 1.2 kg
2 kavanoza të mëdha me ujë

Pergatitja
Bakllava është njëra nga ëmbëlsirat tradicionale të kuzhinës Shqiptare. Ndonëse bakllava ka prejardhje turke, përgatitja e saj është një trashëgimi e vogël që përcjellet prej gjeneratës në gjeneratë edhe tek ne. Ka disa mënyra të bëhet bakllava, në formën e renditjes së petëve apo edhe të përmbajtjes.

Për të përgatitur bakllavane, së pari duhet ta përgatisni brumin. Brumi është i përbërë nga vezët, vaji, qumështi dhe mielli. Kjo përzierje lihet e mbuluar me pecetë kuzhine për 1-2 orë.

Pastaj ky brum merret dhe ndahet në 50 kuleçë, të vegjël (sa e kuqja e vezës).

Merren nga 10 kuleçë dhe tëhollohen një nga një me nisheste . Pastaj merren që të 10 kuleçët dhe në ndërmjet iu vihet nga pak nisheste. Të gjitha së bashku të hollohen sa tepsia. Këtë veprim e përsëritni pra 5 herë, derisa t’i radhitni kështu 50 kuleçët e bërë. Dy nga petet e teholluara shtrihen ne tepsi,vihen arrat e coptuara dhe sipri vihen tri petet tjera. Pasi që të vihen të gjitha petët, bakllava prehet në copëza të pjerrëta. Pasi që të pritet bakllava ngadalë ja vini përsipëri gjalpën e shkrirë.

Futeni në furrë të ngrohtë dhe e piqni për 2-3 orë në 150 C.

Shërbeti
Të vlohet uji rreth 30 minuta deri sa të trashet shërbeti. Bakllava duhet të jetë e ftohtë kur përvlohet me shërbetin e nxehtë. Përfundimisht e lini të ftohet për tu servuar.

Karkaleca shef! (Receta e derguar nga Alsimida.C):



Per 1 person:
10 karkaleca
2 domate te prera ne forme kubike
1 pana
1 teke konjak
piper jeshil
200 gr mozarella

Pergatitja:
Karkalecat pasi qerohen duhen marinuar me kripe e piper jeshil...

Ne nje tigan hedhim vaj ulliri mjaftueshem sa per te skuqur karkalecat. I leme te skuqen per 10 min duke i kaverdisur here pas here.

Gjate kohes se skuqjes i hedhim piper jeshil kokerr..I shuajme me konjak.

Shtojme domatet e prera ne forme kubike dhe i leme te skuqen per 10 min.

I hedhim pana dhe kripe sipas deshires. Shtojme nje filxhan te vogel me uje dhe i leme per 5 min ne zjarr...pasi hiqen nga zjarri hidhen ne nje tave qelqi dhe i shton siper Mozarella dhe lihen ne furre derisa te skuqet mozzarella!

E falenderoj Alsimiden!

Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe, eshte i/e mirepritur!

Tave me mish qengji per 4 persona: (Receta e derguar nga: Greta Rraboshta):



Marrim 8 copa mish qengji i marinojme me kripe, piper e vaj ulliri dhe i fusim ne frigoriger per 2 ore! Pastaj i nxjerrim i lyejme ne miell, i skuqim per 2 min secilen berxolle ne nje tigan me vaj ulliri ku kemi hedhur nje thalb huder dhe i rendisim ne nje tave!

Ne tiganin qe skuqem mishin shtojme 1 thalb huder,500 gr kerpudha te grira dhe i skuqim lehte! I rregullojme me kripe dhe piper, shtojme 1 luge miell e skuqim per 2 min, pastaj i shtojme salce domatesh 100 gr, gjysem gote vere, pak konjak dhe 1 gote uje.

I shtojme edhe disa stika pishe dhe 1 gjethe dafine.
Pasi te jene zier per 5 min ia shtojme copave te mishit ne tave salcen qe pergatitem dhe e pjekim ne furre per 45 min! Ne vend te mishit te qengjit , mund ta bejme dhe me mish viçi!
Ju befte mire!

E falenderoj Greten!
Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe, eshte i/e mirepritur!