Friday, August 23, 2013

Perime te Pjekura (Receta nga King House Taverna)


Perberesit per 4 persona:
2 kokrra Patate
1 Karrote
1 Patellxha
1 Kungull
1 Spec
1 Domate
1 Qepe te njome
1 luge gjelle miell buke te thermuar
1 luge gjele Parmigiano
Vaj, Kripe, Piper,Majdanoz.
Ne fillim qerojme patatet dhe karroten i presim ne feta dhe i vendosim te ziejne.Marrim patellxhanin, kungullin, specin, domaten dhe qepen e njome i pastrojme,i ndajme ( specin ne feta te holla kurse perimet e tjera ne forme te rrumbullaket)dhe i vendosim ne nje pjate.Pasi patatet dhe karrota te kete mbaruar zierjen i bashkojme ne pjaten ku kemi vendosur perimet e tjera.Ne nje ene pjekjeje te lyer me pak vaj vendosim te gjitha perimet e prera duke i sperkatur me pak vaj ullir, kripe dhe piper dhe i vendosim ne furre per tu pjekur ne temperature 180 °C per rreth 15 minuta.Ne nje tas vendosim miellin e bukes se thermuar, parmigianon dhe majdanozin te copetuar. I perziejme te gjitha bashke dhe ja hedhim perimeve ne taven e pjekjes 5 minuta perpara se te na mbaroj pjekja e perimeve.Tani mund te sherbeni perimet e pjekura duke i vendosur ne pjate ne nje menyre sa me te kendeshme.Ju befte mire!


Facebook: King House Taverna

No comments:

Post a Comment