Wednesday, August 27, 2014

EMBELSIRE E FRESKET ME QERSHI: (Receta e derguar nga Leonora Pane)



500g salce kosi, 
250g pana, 
125g sheqer pluhur, 
500g qershi te fresketa dhe 3 luge sheqer,

Pasi ti keni lare qershite hiqini farat dhe prejini ne copa te vogla dhe hidhini ne nje tigan bashke me 3 luget e sheqerit e lerini te zjejne ne flake mesatare per disa min, pastaj hiqeni nga zjarri dhe lereni te ftohet, merni salcen e kosit hidhini sheqerin pluhur dhe trazojeni mire, pasi ta keni punuar panen perzjejeni me salcen e kosit me ngadal qe te mos ulet pana, me pas merni format ose disa tasa te vegjel dhe mbushini me salcen e panan e pergatiturne, ne mes me nje luge te vogel hapeni salcen ne menyre qe te hidhni nje luge kafeje me qershite qe pergatitet me pare, dhe ne fund hidhni prap salce qe te mbulohet qershia qe hodhet, pastaj futini ne ngrirje per 4 ore, pas 4 oreve merni format e mbushura dhe kthejini ne pjata si ne foto, dhe jane gati per tu servirur, Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment