Sunday, October 26, 2014

Byrek me mish të grirë (Receta nga Brikena Metaj)



250 g mish I grirë
1 kg qepë
500 g domate
50 g kaçkavall
Proshutë
Për petët
500 g miell
Kripë
Ujë i vakët

Hapim petët duke e ndarë fillimisht brumin e përgatitur në tre pjesë të cilat i ndajmë në 5 pjesë të tjera më të vogla. Topat e vegjël të brumit i lyejmë me niseshte. Topin e parë e shtyp lehtë me dorë, mbi të hedhim një pikë vaj ulliri dhe vendosim mbi të topin e dytë të shtypur lehtë. Veprojmë kwshtu për të 5 topat e parë. I hapim me petës derisa të bëhet një petë e vetme në madhwsinw e dëshiruar. Hapim në këtë mënyrë tre peta.
Shtrojmë në tepsi petën e parë dhe mbi të hedhim mbushjen me mish të grirë, qepë e domate të përgatitur më parë: Në një tenxhere hedhim qepën e grirë me mishin, kripë e dy gjethe dafinë. Mbulojmë me kapak, e trazojmë herë pas here sa të thithë lëngun e vet. Hedhim pak vaj, kaurdisim edhe pak, largojmë dafinën, shtojmë domaten. I lëmë të marrin valë bashkë. Në përfundim shtojmë proshutën e grirë, piper të zi dhe shafran indie.
Hedhim pak mbushje mbi petën e parë, mbulojmë më petën e dytë. Hedhim sërish mbushje me mish të grirë dhe mbulojmë me kaçkavall. Vendosim petën e tretë dhe sperkatim me vaj ulliri. Pjekim në 180 gradë. Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment