Sunday, October 26, 2014

TORTE ME LULESHTRYDHE: (Receta nga Leonora Pane)



2 shtresa pandispanje, 
300g luleshtrydhe, 
180g pana, 
liker embelsirash,
brume sheqeri per dekorim.

Merni nje pjatance dhe vendosni nje shtrese pandispanje, sperkateni me likerin, hidhni panen pasi ta keni montuar me nje tel kuzhine ose me mixser, pasi ta keni hapur panen ne te gjithe siperfaqen e pandispanjes hidhni luleshtrydhet te prera ne copa te vogla, vini shtresen tjeter te pandispanjes sperkateni prap me liker merni nje pjese te brumit te sheqerit hapeni dhe mbulojeni te gjithe siperfaqen e tortes, pjesen tjeter te brumit te sheqerit ngjyroseni me boje embelsirash, ngjyrat sipas deshires, dhe formoni disa trendafila si ne foto ose si tju pelqej.
Ju befte mire 

E falenderoj Leonoren  

No comments:

Post a Comment