Thursday, January 22, 2015

SUPE ME BROKOLI (Receta e derguar nga Armela):



400gr brokoli
150gr patate
40 gram makarona spageti
1 thelb hudher
mente e fresket
borzilok
leng mishi (ose nje kub koncentrate perimesh)
vaj ulliri
kripe
piper

Fillimisht qerojme hudhren, e presim shume imet dhe e vendosim ne nje ene te vogel me 3 luge vaj ullliri ne menyre qe te leshoje aromen e saj. Lajme patatet, i qerojme dhe i ndajme ne kubik te vegjel. Te njejten gje bejme edhe me brokolin duke i menjanuar kocanin kryesor dhe duke vecuar deget e vogla.

Vendosim ne zjarr te moderuar nje tigan te thelle me nje luge vaj ulliri dhe shtojme brokolit, patatet, gjethet e mentes dhe borzilokut duke i perziere per 1-2 minuta. Shtojme gjithashtu lengun e mishit te nxehte (ose lengun e koncetrates se perimeve)dhe i leme te ziejne te gjitha bashke per rreth 20 minuta.

Heqim nga tigani disa copeza patate dhe brokoli te plota dhe pjesen tjeter e grijme ne mikser derisa te perftojme nje krem homogjen. E vendosim kremin serisht ne zjarr, shtojme patatet dhe brokolit te hequra menjane, e rregullojme supen me kripe e piper dhe e leme ne zjarr akoma per disa caste.

Ndajme makaronat spageti ne copa te vogla dhe i ziejme ne uje me kripe, i kullojme dhe ia shtojme supes. E leme te marrin shijen e njera tjetres per disa minuta duke i shtuar dhe ndonje gjethe mente dhe borziloku, e sperkasim siper me vajin e aromatizuar me hudhra dhe e sherbejme te nxehte.

E falenderoj Armelen smile emoticon Kushdo qe ka deshire te publioje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur smile emoticon

1 comment:

  1. You have a great blog. There are award-winning contests among blogger sites. You can join this contest to win prizes with your blog and to increase your visitor traffic. You are fortunate to be evaluated separately in each category.

    Join now!

    You can find detailed information on our website.

    Respect & Success

    Web : http://www.bloggercontest.com
    Mail : contact@bloggercontest.com.com
    Pbx : +440361033915

    ReplyDelete