Nje pako me peta sfoliat,
100 gr cream chesse, (krem djathi)
100 gr gjalpe pa kripe,
6 cokollata ferrero roche,
Per zbukurim:
cokollate,
sheqer pluhur dhe lekure limoni te prere shume holle.
Pergatitja:
Petat sfoliat i presim ne katrore dhe i pjekim ne temp. 200 grade per 10-15 min, mbasi jane pjekur i leme te ftohen. Nderkohe marrim cream chesse, gjalpe, 1 filxhan caji me sheqer pluhur dhe i perziejme me mixer, cokollatat i shtypim dhe ia shtojme perzierjes. Vendosim kremin ndermjet petave dhe ne fund i hedhim sheqerin pluhur, cokollaten e prere holle dhe lekuren e limonit. Behen shume shpejt dhe jane shume te shijshme.
340 gr biskota,2 filxhana caji me kafe (une perdor kafe amerikane),2 filxhana puding,chokollate te zeze te shkrire dhe te perzier me 2 luge gjelle gjalpe dhe sheqer pluhur, Ne fillim pregatisim kafene dhe e leme te ftohet,pregatisim pudingun ,pastaj marrim biskotat i fusim ne kafedhe i shtrojme ne enen qe do perdorim,hedhim gjysmen e pudingut, pastaj biskotat dhe ne fund gjysmen e pudingut qe ka ngelur, e fusim ne frigorifer dhe nderkohe shkrijme chokollaten e zeze e perziejme me gjalp dhe ja hedhim siper, ne fund i shtojme sheqerin pluhur per zbukurim. Ju befte mire :) E falenderoj Yllken :) Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)
3 filxhane caji me molle te grira me thike, 1 filxhane me arra te grira,2 luge caji me vanilje,2 luge caji me kanelle,3 filxhane caji me miell,1 luge caji baking soda,1 luge caji kripe,2 filxhane sheqer,
1 1/4 filxhane me vaj vegjetal,
3 veze,
Pergatitja:
Rrahim vezet me sheqer, vanilje, kanelle, kripe, vaj, pastaj hedhim arrat,mollet dhe ne fund miellin te perzier me pare me baking soda, mbasi e perziejme mire e hedhim ne taven e lyer me vaj dhe e pjekim ne 170 grade per 1 ore e gjysem,,,,mbasi piqet mund ti hedhim sheqer pluhur ose glaze qe e pregatisim me 1 filxhane sheqer pluhur 2 luge qumesht dhe 2 luge mjalte. Ju befte mire