Showing posts with label Recetat e Sajmires. Show all posts
Showing posts with label Recetat e Sajmires. Show all posts

Wednesday, December 17, 2014

Pengjire (Receta e derguar nga Sajmira)



6 kokrra veze 
3 filxhane kafeje me sheqer 
3 filxhane kafeje me vaj lule djelli 
6 filxhane kafeje me mjell
1 luge leng limoni
2 luge kafeje baking powder ose sode buke.

Per sherbetin:
2 gota e gjysem uji me sheqer
3 gota uje
1 luge leng limoni.

Pergatitja:
Rahim te bardhat e vezve sa te shkumohen , shtojme te verdhat e vezve ,vazhdojme rrahjen akoma 5 minuta . Me pas shtojme sheqerin duke e rrahur , shtojme vajin ,lengun e limonit ,vazhdojme rrahjen ...... Shtojme mjellin pak e nga pak , me pas baking powder... Rahim dhe pak e me pas ne tepsi te lyer me vaj shtrojme masen (tepsia e zakonshme e furres). Pjekim ne 170* reth 40 minuta.

Pergatisim sherbetin:
Shtojme sheqerin ne tenxhere ,ujin ,lengun e limonit dhe zjejme per 7 minuta .

Sherbetin nuk e hedhim mbi embelsire te nxete te jete i vaket ,po ashtu dhe embelsira te jete e vaket. Ju befte mire 

E falenderoj Sajmiren 

Sufle me taliateles (Receta e derguar nga Sajmira)



Per nje tave mesatare na duhen: 
500 gr makarona taliateles. 
4 copa sallam baicon (lloj sallami i tymosur). 100 gr djathe kackavall. 

Per besamelin:
400 ml qumesht
3-4 luge mjell
3 kokra veze kripe ,
piper te zi ,
pak gjalpe.

Ziejme makaronat (al dente), i kullojme dhe i shtrojme ne ne tepsi, shtrojme nga siper becon (Becon eshte lloj sallami i tymosur , i prere si pancetat).

Ne nje tenxhere mesatare ngrohim qumeshtin , ne nje tas rahim vezet shtojme mjellin dhe pak uje vazhdojme ti rahim sa mos mbeten kokrra mjelli ,shtojme kripe ,piper te zi dhe gjalpin , masen e hedhim ne qumeshtin e ngrohur dhe siper zjarrit trazojme deri sa te trashet , hedhim besamelin siper makaronave , hedhim dhe kackavallin . Pjekim ne fure ne 180 * deri sa te skuqet. Ju befte mire 

E falemderoj Sajmiren 

Pasta Flora.(Receta e derguar nga Sajmira)



Perbersit: 
1 filxhan caji gjalpe te shkrire. 
2 kokrra veze 
3 filxhane caji miell
1 luge caji baking powder (pluhur per embelsira)
1/3 filxhan caji sheqer.
2 luge konjak.

Pergatitja:
Rahim sheqerin me gjalpin sa te shkumohet, shtojme vezet nje nga nje, duke e trazuar. Shtojme mjellin pak nga pak, baking powder, konjakun, e punojme brumin me dore, me pas ne nje tepsi mesatare shtrojme brumin (mbajme nje pjese brumi per kordonat e siperm) e hapim mire e mire ne tepsi deri ne buzet e tepsise, me pas sipas deshires shtrojme llojin e marmalates qe deshironi , bejme kordonet me dore i vendosim nga siper . Pjekim ne 170 * per 37-40 minuta. Ju befte mire 

E falenderoj Sajmiren 

Sunday, December 7, 2014

Pica te momentit (Receta e derguar nga Sajmira)



8 feta buke tosti .
Marim fetat e buke i hollojme me shkopin e peteve, me pas fetat i lyejme me pak margarine.
I vendosim ne tepsi , ( mbushja behet sipas deshires ) 

P.s Une kam bere mbushje te ndryshme , kam vene sallam ,djathe picash qe shkrin ,kerpudha , speca , ullinj te grirre holle.

Te gjitha i kam vendosur nga siper , pjekim ne furre te para ngrohur deri sa te shohim djathi te jete shkrire plotesisht.

E falenderoj Sajmiren  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Sunday, October 26, 2014

Melci vici (receta e derguar nga Sajmira)



500 gr melci vici .
Vaj per skuqjen ,
kripe , rozmarine , nje gote e vogel me vere te kuqe .
Nje flete dafine .
Piper te zi .

Presim melcine ne pjese te holla dhe te medha, jo ne kubike. I shtrojme ne tigan me vaj ,kripe .

Skuqja behet ne zjar te avashet sapo te marin ngjyre i shuajme me vere, shtojme dafinen ,rozmarinen ,rigon ,piper dhe e leme mbi zjarr deri sa te pije lengun e veres. Ju befte mire 

E falenderoj Sajmiren 

Brijam (receta e derguar nga Sajmira)


Perbersit.
Racionet e mishit te pules sippas personave .
1 qepe te madhe .
2 speca jeshile
2 speca te kuqe
1 patellxhan
2 kungullesha
3 kokra patate
200 gr salce domate (mundesisht 3 kokra domate te grrira)
1 gjethe dafine , kripe rrigon, 2 thelpinj udher.

Pergatitja
Skuqim qepen me vaj , bashke me mishin . Ne nje ene kemi prere te gjitha perimet ne copaa te medha , i shtojme te gjitha bashke ne tenxhere trazojme mire e mire ,shtojme salcen vazhdojme skuqjen reth 15 minuta .

Shtojme erzat kripen nje tuf majdanoz,udhrat , shtojme dhe dy gota uje dhe e leme te zjeje deri sa te pije lengjrat, dhe jemi gati per ta sherbyer .
E falenderoj Sajmiren 

Supe me qofte (receta e derguar nga Sajmira)



1 koker qepe te madhe .
500 gr mish te grire (Vici)
2 me 3 feta buke te qullur dhe te shtrydhur mire .
2 luge mjell.
2 luge gjalpe te pa shkrire .
Rigon , dafine, piper te zi, kripe .
1 koker Limon.

Ne nje tenzhere nxehim 1liter e gjysem uje.

Ne nje tenxhere vendosim 1 luge gjalpe , gjysmen e qepes te grirre cogel.
Sapo te filloje te skuqet shtojme mjellin duke e trazuar me nxxitim mos na behet me topza mjelli ,,, e heqim nga zjari ,shtojme pak nga pak ujin e nxehte duke trazuar .

Marim mishin e grirre i shtojme kripen , rigonin piperin ,buken e therrmuar ,gjysmen e qepes te grirre vogel ,e punojme mire e mire me duar ,me pas me ane te duarve bejme toptha te vogla .

Vendosim tenzheren qe pergatitem lengun , ne zjar shtojme topthat qe pergatitem nje nga nje pak kripe, limonin ,nje flete dafine .vazhdojme e zjejme reth 15 -20 minuta .
Ne nje tigan te vogel skuqim nje luge gjalpe shtojme piper te kuq , sapo te sherbejme supen hedhim nga siper gjalpin

E falenderoj Sajmiren  

Kalamar i skuqur (Receta e derguar nga Sajmira)





1 kg kallamare.
miell per lyerjen
2 litra vaj 

Lajme kalamaret, i presim ne role .
Vendosim vajin te skuqet ne nje tenxhere te thelle, vajin duhet ta leme te nxhet shume .

Ne nje tas vendosim miellin, lyejme kalamaret mire e mire, i hedhim ne vaj te nxehte dy nga dy, i leme te skuqen deri sa te marin ngjyre te kuqerremte. Ju befte mire 

E falenderoj Sajmiren  Shfletoni fotot e ketij albumi per me shume receta nga miqte e faqes tone 

Krepa me mjalte dhe shege (Receta e derguar nga Sajmira)



Per brumin ju duhen:
2 gota qumesht.
1 gote uje.
pak kripe (majat e gishtave)
pak sheqer.
2 kokra veze.
200 gr mjell.

Mbushja :
Mjalte
Biskota
Sheqer pluher.
Shege.

Rahim pak vezet shtojme kripen, sheqerin, qumeshtin, ujin,,,,,, pak nga pak duke rahur shtojme dhe miellin.

Sapo brumi te jete gati ,nxehim tiganin lyejme me pak gjalpe ,hedhim nje filxhan kafeje brume.

Sapo te piqet ne njeren ane e kethejme ne anen tjeter, e keshtu me radhe deri sa te mbarohet brrumi.

Mbushja :
Ne cdo krepe thermojme biskota, hedhim shege, mjalte i mbledhim ne forrme rumbullake, i presim e nga siper e shoqerojme me sheqer pluher.
Ju befte mire 

E falenderoj Sajmiren  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Lulelaker sallate (Receta e derguar nga Sajmira)



1/2 kl bishtaja .
2 karota.
1 kl lule'laker.
1 limon
Vaj ulliri , kripe

Ne nje tenxhere te felle shtojme uje te bollshem ,shtojme karrotat e prera , bishtajat te prera dhe te pastruara ,kripe dhe gjysem limoni,zjejme deri sa te zbuten .

Kullojme bishtajat , ne te njeten tenxhere te felle shtojme uje te paster ,dhe pak limon e leme ujin sa te mare vale ,shtojme dhe lule'lakren e zjejme 7 minuta .

Pasi kemi kulluar lule lakren ,ne nje pjate sallate vendosim bishtajat ,lule lakren karotat ,limon kripe mbas deshires dhe vaj ulliri , dhe pak kokra ullinj .

E falenderoj Sajmiren  

Krahe pule. ( Nje pjate e preferuar nga femijet - derguar nga Sajmira )



1 kl krahe pule .
1 filxhan kafeje vaj .
2 luge kafeje piper te kuq.
Kripe,rigon ,rozmarine,
1 filxhan me buke te pjekur dhe te thermuar himet.

Pastrojme krahet e pules i presim ne tre pjese , pjesen ne majat e krahve e hedhim poshte.

Vendosim krahet ne nje tas shtojme te gjithe perbersit e permendur me lart( per vec bukes te pjekur ) i trazojme , i leme 30 minuta ne frigorifer te thithin erzat , me pas hedhim buken e pjekur i trazojme mire e mire .

Ne nje tigan shtojme vaj ,vendosim krahet me radhe dhe i skuqim jo ne zjar shume te forte mesatar deri sa te marin ngjyre te kuqeremte .

E falenderoj Sajmiren 

Monday, September 8, 2014

Pite me mjalte (Tiganites ) (Receta e derguar nga Sajmira):



Perberesit:
250 gr mjell 
2 kokra veze
2 e gjysem gota me qumesht.
1 lucke kafeje 'pecing .
1 luge margarine
3 luge sheqer

Pergatitja :
Vendosim te gjithe perbersit ne nje ene gatese , me ndihmen e telit i rahim deri sa te behet nje krem.

Marim nje tigan qe nuk ngjitet , e lyejme me vaj dhe hedhim nga masa e pergatitur .

Sapo te marin ngjyren e pjekjes i heqim , shoqerohen me mjalte , rrecele te ndryshme .

E falenderoj Sajmiren  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Tuesday, July 29, 2014

Byrek me pete sfoliate (Receta e derguar nga Sajmira)



Na duhen: 
2 pete sfoliate.

Per mbushjen:
300 ml qumesht
4 veze
150 gr djathe i bardhe
150 gr kackavall

Pergatitim me pare mbushjen:
Vendosim qumeshtin ne zjar...ne nje tas rahim 4 luge mjell me pak kripe, sapo te ngrohet qumeshti shtojme mjellin e rrahur me pare trazojme deri sa masa te ntrashet, sapo te trashet e heqim nga zjari dhe shtojme vezet nje nga nje duke trazuar, shtojme dhe nje luge me gjalpe ,djathrat e grira.

Marim peten sfoliate e presim pak me majen e thikes dhe e vendosim ne foremen e kekut (unaze) lyejme me pare formen me pak gjalpe.

Shtojme mbushjen me pas vendosim dhe peten e dyte nga siper lyejme me pak qumesht nga siper dhe jemi gati per pjekje ne 170 gr C reth 40me 50 minuta .

E falenderoj Sajmiren  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Thursday, April 17, 2014

Bugace e embel (Receta e derguar nga Sajmira)





400 gr miell
9 gr maja buke.
2 luge sheqer.
1 luge me gjalpe.
3 gota me qumesht te vakur.

Per mbushjen
150 gr cokokrem

Pergatitja:
Sitim mjellin ,hapim nje apsire ne mes shtojme gjalpin, sheqerin, majene, dhe qumeshtin pak nga pak sa te mare brumi.

Punojme brumin mire e mire deri sa te mos na ngjitet ne duar.

E leme brumin reth 1 ore te dyfishohet, me pas e ndajme ne dy pjese te barabarta .

Hapim njeren pjese ne nje pete jo shume te madhe e vendosim ne tepsi shtrojme cokokremin, hapim dhe peten e dyte , e shtrojme nga siper.

Me thike e presim ne kryq, e presim dhe ne trekencat e kryqit dhe njehre , dhe me pas marim dy anet e prera dhe i perdhredhim qe te na dale si yll .... E leme akoma 15 minuta te fryhet dhe e pjekim ne 170 gr C deri sa te piqet .
Nese doni brenda ne mbushje mund te shtoni dhe arra. Ju befte mire 

E falenderoj Sajmiren  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Wednesday, April 16, 2014

Byrek me pete sfoliate (Receta e derguar nga Sajmira)




Na duhen: 
2 pete sfoliate.

Per mbushjen:
300 ml qumesht
4 veze
150 gr djathe i bardhe
150 gr kackavall

Pergatitim me pare mbushjen:
Vendosim qumeshtin ne zjar...ne nje tas rahim 4 luge mjell me pak kripe, sapo te ngrohet qumeshti shtojme mjellin e rrahur me pare trazojme deri sa masa te ntrashet, sapo te trashet e heqim nga zjari dhe shtojme vezet nje nga nje duke trazuar, shtojme dhe nje luge me gjalpe ,djathrat e grira.

Marim peten sfoliate e presim pak me majen e thikes dhe e vendosim ne foremen e kekut (unaze) lyejme me pare formen me pak gjalpe.

Shtojme mbushjen me pas vendosim dhe peten e dyte nga siper lyejme me pak qumesht nga siper dhe jemi gati per pjekje ne 170 gr C reth 40me 50 minuta .

E falenderoj Sajmiren  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Monday, April 14, 2014

Kek (Receta e derguar nga Sajmira)

Perbersit 4 veze 200 gr sheqer. 250 gr margarine 3 luge kakao 4 portokalle te shtrydhur , vetem lengun 8 Luleshtrydhe te prera ne copa 400 gr miell qe fryhet vete (Farina) (Ne mugese, mund te perdorni miell te zakonshem)
Rahim sheqerin me margarinen sa te tretet sheqeri, me pas shtojme vezet nje nga nje duke i rrahur, shtojme lengun e portokallit, pak nga pak miellin, sapo te jete bere nje mase pa korra e ndajme ne dy pjese masen e krijuar ne njeren shtojme kakaon, ne njeren luleshtrydhet. Lyejme formen me margarine dhe pak miell, shtojme masen e brumit, njeren te bardhen dhe njeren ate me kakao. E pjekim ne 170 gr C per 50 minuta . Sapo te piqet e leme 10 minuta dhe e nxjerim nga forma. Ju befte mire :)

Recel Luleshtrydhe (Receta e derguar nga Sajmira)

5 kl luleshtrydhe . 2 kl e gjysem sheqer . 1 portokall. 3 Vanilje.
Lajme me uje te bollshem luleshtrydhet, me pas i pastrojme nga poshte, i hedhim ne nje tenxhere te thelle, shtojme sheqerin vaniljet dhe portokallin te prere ne 6 pjese, i leme 6 ore ne sheqer dhe me pas i vendosim ne zjarr te avashet, gjate zierjes do nxjerin shkume, ja pastrojme me nje luge drruri .... Sapo te trashet lengu e heqim menjane dhe mbushim kavanozat, ju veme kapaket i kethejme permbys, sapo te ftohen i vendosim ne vend pa drite dhe jemi gati per ta sherbyer

Pica e stineve (Receta e derguar nga Sajmira)

300 gr mjell 1 veze 1 luge margarine 1 luge te vogel sheqer 9 gr maja buke Uje te vaket sa te mare brrumi
Hapim nje hapsire ne mjell shtojme te gjithe perbersit per vec ujit ,shtojme pak nga pak ujin sa te mare uje brrumi. Punojme brrumin sa te behet elastik. Mbulojme brumin me nje picete dhe e leme 5 ore ne frigorifer.
Mbas 5 oerve brumi dyfishohet.
(zereni brumin qe ne mengjes dhe pergatiteni nga dreka, ne kete menyre pica dhe te ftohet do perfitoni qe dhe mbas ftohjes do jete e bute)
Marim brumin dhe e ndajme ne dy pjese dhe me duar hapni dy pete ne 1 cm trashesi, shtrojini ne tepsi .
Marim salce e perzjejme me rigon dhe kripe e shtrojme siper peteve. Shtrojme fetes sallami tosti, djathe guda, speca, kerpudha, ullinj te grire pa faren, pak feta domate te prera rrumbullake . I futim ne fure dhe i pjekim ne 170 gr C deri sa te piqen. Ju befte mire :)

Sunday, April 13, 2014

Speca, kerpudha dhe domate te mbushura (Receta e derguar nga Sajmira)


Na duhen:
9 Speca
4 domate 
2 kerpudha
400 gr mish te grire
400 gr oriz (karolina)
1 thelpi hudher
4 qepe jeshile.
1 qepe e thate.
1 tufe majdanos.
1 Filxhan vaj.
Kripe-rigon-piper te zi.
1 kuti me salce domate.

Pergatitja.
Pastrojme brendesine e perimeve. Zemrat e domateve dhe te kerpudhave nuk i flakim por i grijme ne mbushje. Skuqim qepet te dyja bashke sa te zbuten, shtojme mishin e grire, mbushjet qe hoqem nga domatet, kerpudhat.

Sapo te fillojne te skuqen shtojme orizin, skuqim pak dhe orizin shtojme salcen dhe erzat me radhe.

Shtojme dy gota uje sapo ta pije e heqim mbushjen menjane.

Mbushim perimet i vendosim me radhe ne tepsi, orizi i mbetur e hedhim ne meset bosh te tepsise, shtojme 3 gota uje te nxehte, pak vaj nga siper pak kripe dhe pjekim ne 200 gr C sa te skuqen.
Ju befte mire 

Sunday, March 30, 2014

Buke te vogla me djathe ,speca ,dhe ullinj. (Receta e derguar nga Sajmira)


500 mjell
10 gr maja buke e thate 
1 luge sheqer 
3 luge vaj
200 gr djathe te bardhe
3 speca jeshile
10 kokra ullinj

Pergatitja:
Marim mjellin e sitim hapim nje apsire ne mes dhe shtojme vajin dhe kripen.

Ne nje gote vendosim sheqeri nga siper majane dhe 3 luge uje te vakur. Sapo te fryhet majaja me sheqerin e hedhim ne hapsiren e miellit.

Shtojme djathin ,specat dhe ullinjte i grijme ne blender deri sa te grihen plotesisht,(ullinjte i pastrojme nga fara brenda) shtojme specat dhe ullinjte ne mjell , dhe vazhdojme duke shtuar pak dhe nga pak uje te vaket deri sa te behet nje brume elastik ,e punojme mire e mire dhe eleme 15 minuta ne vent te ngrohte .... Me pas e ndajme ne toptha sa nje koker mandarine dhe i renditim ne tepsine e furres te lyer me vaj.

Pasi i leme 15 minuta i pjkemim ne 160 gr deri saa te skuqen nga siper. Ju befte mire