Tuesday, April 22, 2014

Oriz (Risotto) me kungull, karrota dhe curry (Receta nga Silvana Belishaku)


Perberesit per 4 persona:
2 gota oriz ,
2 karrota ,
2 kunguj ,
1/2 e qepes ,
4 lug gjelle vaj ulliri ,
1 kub supe ,
pak piper dhe erez qe quhet curry ,

Pergatitja:
Grijme ne rende karoten dhe kungullin gjysmen e qepes dhe i skuqim me vaj ulliri, me pas hedhim orizin e shuajm me gjysem gote vere te bardhe pasi te shtere vera hedhim pak piper dhe curry, kubin e supes e hedhim ne tenxhere me 1 lit uj dhe e vem te zieje, kur te mar vale e hedhim nga pak ne enen me orizin deri sa te ket ziere orizi ne fund e shohim nese ka nevoj per krip hedhim 50 gr djath te grire, e perziejme sa te behet kremoz dhe e servirim. Ju befte mire :)

No comments:

Post a Comment