Thursday, January 22, 2015

SUPE ME BROKOLI (Receta e derguar nga Armela):



400gr brokoli
150gr patate
40 gram makarona spageti
1 thelb hudher
mente e fresket
borzilok
leng mishi (ose nje kub koncentrate perimesh)
vaj ulliri
kripe
piper

Fillimisht qerojme hudhren, e presim shume imet dhe e vendosim ne nje ene te vogel me 3 luge vaj ullliri ne menyre qe te leshoje aromen e saj. Lajme patatet, i qerojme dhe i ndajme ne kubik te vegjel. Te njejten gje bejme edhe me brokolin duke i menjanuar kocanin kryesor dhe duke vecuar deget e vogla.

Vendosim ne zjarr te moderuar nje tigan te thelle me nje luge vaj ulliri dhe shtojme brokolit, patatet, gjethet e mentes dhe borzilokut duke i perziere per 1-2 minuta. Shtojme gjithashtu lengun e mishit te nxehte (ose lengun e koncetrates se perimeve)dhe i leme te ziejne te gjitha bashke per rreth 20 minuta.

Heqim nga tigani disa copeza patate dhe brokoli te plota dhe pjesen tjeter e grijme ne mikser derisa te perftojme nje krem homogjen. E vendosim kremin serisht ne zjarr, shtojme patatet dhe brokolit te hequra menjane, e rregullojme supen me kripe e piper dhe e leme ne zjarr akoma per disa caste.

Ndajme makaronat spageti ne copa te vogla dhe i ziejme ne uje me kripe, i kullojme dhe ia shtojme supes. E leme te marrin shijen e njera tjetres per disa minuta duke i shtuar dhe ndonje gjethe mente dhe borziloku, e sperkasim siper me vajin e aromatizuar me hudhra dhe e sherbejme te nxehte.

E falenderoj Armelen smile emoticon Kushdo qe ka deshire te publioje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur smile emoticon

SALLATE SPECIALE PER FESTAT (Receta e derguar nga Armela)



Perberesit: 
1/2 laker e bardhe
1/2 -3/4 gote cramberries te thata (kokrra shege)
1/2 gote arra
kripe, piper i sapo bluar
2-3 luge supe majoneze
2-3 luge supe kos

Pergatitja:
Pastrojeni lakren e ndajeni me katersh. Hiqni pjesen e forte te mesit. E prisni ne feta te holla me veglen perkatese.
E perzjeni me 1 luge caji kripe dhe perzjeni mire.
Pastaj , perzjeni cranberries me arrat e prera holle. I perzjeni mire me lakren.
Pudrosni me piper , shtoni kosin dhe majonezen dhe perzjeni te gjitha sebashku shume mire.
E lini sallaten 2 ore para servirjes , ose mbajeni ne nje ene me kapak e keshtu mund ta ruani ne frigo deri diten tjeter.

E falenderoj Armelen smile emoticon Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur smile emoticon

Wednesday, December 17, 2014

Kek me portokall dhe arra (Receta nga Silvana Belishaku)





Perberesit:
300 gr miell ,
3 veze ,
200 gr sheqer, 
150 ml gjalp te shkrire ,
1 pako pluhur oer embelsira ,
pak kripe ,
3 portokalle ,
150 gr arra .

Pergatitja:
Ne nje ene hedhim vezet dhe sheqerin i rrahim me mixser ,me pas shtojm gjalpin i rrahim akoma ,me pas shtojm miellin pluhurin dhe pak kripe ,i perziejme ,grijme me rende lekuren e nje portokalli ,me pas portokallet i qerojme dhe i grijme ne copa te vogla ,hedhim arrat e shtypura ,i perziejme te gjitha bashke me brumin ,i hedhim ne tepsi te lyer me gjalp ,siper vendosim arra dhe i hedhim pak sheqer ,e pjekin ne furre te nxeht 180 grd per 50 mint ,e lem te ftohet dhe e sperkasim me sheqer pluhur . Ju befte mire

E falenderoj Silvanen  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tijsaj ne kete faqe eshte ie mirepritur 

Qofte me karrota dhe ullinj. (Receta nga Ervina Saliu)




Grijme 2 karrota dhe I hedhim kripe I lejme per 10 min .Me pas I shtypim mire ,lengun nuk e hedhim shtojme ne te 1 filxh kafe me ullinj te bere ne feta ,1 veze ,1 fete djath te thermuar ,2 qepe te njoma ,1 filxh kafe qumesht ,erza sipas deshires dhe 4 luge miell qe fryhet vete ose miell te zakonshem por me nje luge pluhur pjekes brenda.

E perxiejme dhe i skuqim ne vaj te bollshem ,formen jua japim me ndihmen e nje luge.. Ju befte mire 

E falenderoj Ervinen  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Kek me biskota te mbushura. (Receta nga Ervina Saliu)



Rrahim 4 veze me 2 filxhana (caji) me sheqer per 5 min. Me pas shtojme 1 filxhan vaj ulliri dhe 1 filxhan qumesht. Ne 4 filxhana miell shtojme 1 pako pluhur pjekes dhe lekuren e nje portokalli ,me pas e hedhim te mas e lengshme duke e berzier.Ne fund coptezojme njr oako biskota cokollate me mbushje te bardhe e hedhim te brumi e berziejme lehte e hedhim masen ne forme dhe e pjekim ne 170 gr per 40 min.Eshte fantastike ja vlen ta besh.Ju befte mire 

E falenderoj Ervinen  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Fruta te thata te mbushura me maskarpone. (Receta nga Leonora Pane)



Fruta te thata (Datteri), 
maskarpone (lloj kremi, me kete emer kerkojeni ne markete), 
sheqer pluhur, 
sasia varet sa datteri do mbushni,

Pergatisni maskarponen me sheqerin dhe hidheni ne nje qese pasticerie, merni datterit dhe me nje thike prejini per se gjati,hiqjani faren dhe mbushini me paskarpone nje nga nje si ne foto. Ju befte mire 

E falenderoj Leonoren  Kshdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

KREM KARAMELE Per 8 persona (Receta nga Leonora Pane)



2 bustine (paketime) krem karamel, 
500ml qumesht, 
500ml pana, 

Ne nje tenxhere hidhni panen, qumshin dhe 2 bustinat e krem karamel e me nje tele guzhine trazojeni mire qe mos formoje kokla, pastaj vereni ne flake mesatare dhe trazojeni vaxhdimisht deri sa te valoj, pasi te filloj te valoje lerini per 3min pastaj hiqeni nga zjarri dhe hidheni neper forma, lerini te ftohet pastaj futini ne frigorifer te pakten per 2 ore, pas 2 oresh hiqini nga format hidhini neper pjata dhe dekorojini si ne foto me karamelin qe eshte ne cdo pako. Ju befte mire 

E falenderoj Leonoren  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Trendafila me brume pice te mbushura (Receta nga Leonora Pane)



Brume per pica, 
gjize, 
arra, 
djath te grire,
sasia varet sa do beni.

Merni brumin dhe ndajeni ne topa te vogla sa nje kokerr arre, pastaj hapini ne madhesine e nje pjate filxhani te kafese, pastaj prejini ne te 4 anet me forme + por pa i shkeputur ne mes, pergatisni gjizen me arrat e prera ne copa te vogla e djathin e grire dhe ne cdo pete te hapur hidhni nga nje luge kafeje ne mes te petes ku eshte e pa prere, me pas merni nga nje ane te prere te petes dhe mblidheni rreth mbushjes me gjize qe vendoset ne mes, pastaj anen tjeter e me radhe deri sa te formoni trendafilin, me pas vendosini ne nje tave si ne foto me leter furre dhe lerini ne furre te vaket per 20min, me pas futini te piqen per 25-30min ne 180° Ju befte mire 

Qull me miell misri me mish gjel deti.(Receta e derguar nga Erjona Balla)



Per 4 persona. Duhen:
500 gr mish gjel deti ose pule fshati.
5 lug gjelle miell misri. 
1 lug gjelle miell gruri.
300 gr arra te shtypyra
3 lug gjelle gjalp
2 lug gjelle vaj ulliri
1 lug gjelle hudhra te shtypura te marinuara me 1 lug vaj ulliri
Kripe

Si fillim ziejme mishin te prer ne copa ne 2.5kg uj me kripe.

Kur e shikojme qe mishi eshte ne perfundim te zierjes ne nje tigan te thelle shtojme gjalpin dhe vajin e ullirit sapo gjalpi te shkrij shtojme miellin e misrit dhe te grurit dhe i skuqim deri sa mielli te marre ngjyre kafe. Pasi mielli u skuq shtojme lengun e mishit duke e trazuar shpejt qe te mos na behet me kokrra. Me pash shtojme hudhrat ,arrat i trazojme pastaj shtojme mishin dhe i leme te ziejne ne zjarre jo shum te forte deri sa masa te dendesohet. Ju befte mire 

E falenderoj Erjonen  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

CIAMBELLA NATALIZIA (Receta e derguar nga Dafina Tushaj)



Perbersit :
5 veze
480 gr sheqer
500 gr miell
100 ml uje
100 gr limoncello (lloj pije)
280 ml vaj lule djellit
1 bustin e gjysem me livieto (baking powder, peciv, pluhur pjekes per embelsira)

Per kremin:

Per siper :
250 gr pluhur sheqer
1 veze vetem e bardha
1-2 limon vetem , vetem lengu

Per dekorimin :
Fruta te thata sipas gustos dhe deshires suaj :

Pergatitja :
Ne nje ene me mikser montojme vezet me sheqerin per disa min , derisa vezet te kene arritur nje mase te mire te fryrjes .

Me pas ne ene shtojme edhe lengun e limoncelit dhe e perzijme me luge ngadale , dhe me pas ne fund krejt shtojme miellin dhe livieton me luge nje nga nje duke e perzier vazhdimisht .

Pasi masa e brumit eshte gati e hedhim ne nje tave te rrumbullaket , ku me pare kemi vendosur leter furret dhe e kemi lyer me vaj .

Cambellen e fusim ne furre te piqet ne tem 180 ° C per rreth 50 min .

Nderkohe qe cambella eshte ne furre neve pregatisim kremin kremen per siper cambelles.

Ne nje ene shtojme pluhur sheqerin , te bardhen e vezes dhe lengun e limonit dhe i perziejme mire me mikser derisa te kena marre nje krem te mire dhe te lirshem .

Pasi cambella eshte gati , siper saj hedhim kremen e pregatitur me pare dhe mbi te shtojme edhe frutat e thata siper .

Pasi cambella eshte gati perpara se ta servirim e lem te pushoj per rreth 2-3 ore derisa kremi siper te ngrihet komplet . Ju befte mire 

E falenderoj Dafinen  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne faqen tone eshte i/e mirepritur