Perberesit:
45gr kakao,
160gr miell,
nje lug kafe sode,
2 lug kafe bejkin (peciv, pluhur pjekes),
pak kripe,
250gr sheqer,
140gr gjalp dhe nje veze.
Per mbushjen:
100gr gjalp,
240 sheqer pluhur dhe 2vanilje.
Pergatitja:
Kakaon, miellin, soden, bejkin, kripen dhe sheqerin i perzijme te gjithe ne blender.
Me pas shtojme gjalpin ne temperature dhome i perzijme pastaj shtojme vezen, i perzijme mire e mire.
Bejme gati dhe mbushjen, ne mikser perzijme gjalpin sheqerin dhe 2 vaniljet deri sa te behen nje.
Marim brumin qe beme me kakaon e hapim nje pete ne tavolinen e punes jo shum te trashe dhe me ndihmen e nje gote bejme format e biskotave.
I vendosim ne tepsi ku kemi vene leter pjekjeje dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 190 per 10min.
Pasi i heqim i marim i mbushim me perberjen qe beme me gjalpin sheqerin dhe vaniljen i hedhim nga nje luge dhe i vendosim biskoten tjeter siper dhe i shtypim pak qe te mbushen me mire.Ju befte mire!
E falenderoj Elen Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur
No comments:
Post a Comment