Biskotat qe po ju parqesim me poshte, te cilat nga forma ngjajne shume me kurabijet me gjalp, mund te pregatiten ne cdo periudhe te vitit, megjithese ideale jane ne raste festash.
Perberesit per 30-35 biskota:
- 230gr çokollate te zeze te nje cilesie shume te mire
- 200gr miell 00
- 100gr sheqer
- 100gr sheqer pluhur
- 60gr gjalp te nje cilesie shume te mire
- 2 veze ne temperature ambjenti
- 1 bustine vanilje
- 1/2 luge te vogel pluhur pjekes
- nje maje luge kripe
Shkrijme ne banjomari çokollaten e zeze dhe gjalpin te ndare ne copa te vogla (ne menyre qe te shkrijne me shpejt) derisa te perftojme nje krem çokollate pa kokerriza. E leme te ftohet ne temperature ambjenti nderkohe qe pregatisim brumin e biskotave: Rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik vezet e plota me sheqerin derisa e gjithe masa te fryhet dhe te marre ngjyre te hapur, shtojme vaniljen dhe vazhdojme rrahjen edhe per disa sekonda te tjera. Shtojme kremin e çokollates tashme ne temperature ambjenti duke i perziere mire perberesit me njeri tjetrin.
Ne nje tas te thelle, perziejme perberesit e thate, pra miellin, pluhurin pjekes dhe pak kripe. I shtojme perberesit e thate tek masa me çokollate, veze dhe sheqer, dhe i perziejme me ndihmen e nje spatule derisa brumi i formuar te homogjenizohet. Duke qene se brumi eshte shume i bute, dhe ne duhet te formojme sfera te vogla te cilat duhet te ruajne formen e tyre, e vendosim brumin ne nje tas, e mbulojme me leter celofoni dhe e leme ne frigorifer per gjithe naten.
Diten tjeter, formojme me brumin tashme te ngurtesuar, sfera me diameter rreth 2.5cm apo sa nje kokerr arre, i japim formen sferike me dore, i kalojme ne sheqer pluhur derisa biskotat te vishen plotesisht, dhe i vendosim njera pas tjeteres ne nje tave te shtruar me leter furre. I pjekim ne furre te parangrohur ne 165°C per 8-10 minuta, apo derisa biskotat te formojne disa rrudha (çarje) ne siperfaqe. I leme te ftohen ne temperature ambjenti perpara se ti servirim, dhe i ruajme ne nje ene te mbyllur hermetikisht per disa dite.
*Keshille: Shija e cokollates shkon jashtezakonisht shume me ate te kafes, prandaj nese jeni adhurues te kesaj te fundit, provoni te shtoni 1-2 luge kafe qe shkrihet (psh neskafè) tek perberesit e thate...
No comments:
Post a Comment