Monday, August 12, 2013

Byrecka me spinaq. (Receta e derguar nga Ervina Saliu):



Perberesit per brumin: 
2-gota miell,
2-luge uthull,
2-luge vaj,
kripe,dhe uje sa te mari.

Pergatitja:
I hedhim te gjithe perberesit ne nje taz dhe zejme brumin.E mbledhim me picete dhe e fusim ne figorifer gjer sa te pergatisim gjellen.Per gjellen duhen; 500gr spinaq,100-gr djath te bardhe ose gjize,1-veze,nenexhik dhe 2 lug vaj.

Lajme mire spinaqin,e vejme ne tenxhere pa vaj dhe e lejme te zije gjer sa te mos kete me lageshti.

E heqim, i hedhim djathin,nenexhikun i perziejme dhe me pas i hedhim veze dhe vajin.Nxjerrim brumin nga figoriferi e hapim ne nje pete te madhe jo shume te holle.Me ndihmen e nje gote i presim nje nga nje.Ne cep te cdo pete hedhim nje lug gjelle,i lagim cepet me pak uje dhe kthejme cepin.Me ndihmen e nje piruni mbyllim cepet dhe i skuqim ne vaj te nxehte.
Ju befte mire 

E falenderoj Ervinen  Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirpritur 

No comments:

Post a Comment