Perberesit:
1 kg miell
1/2 kg sheqer
150 ml vaj lule dielli
2 gota e gjysem me uje
1 luge (kafeje) me sode buke
2 te verdha veze
Veshja e sipeme:
Ngjyrues sipas ngjyres qe preferoni
1 e bardhe veze
200-300 gr sheqer pluhur
Pergatitja:
Ne nje ene perziejme miellin me soden e bukes, me pas hapim nje grope ne mes te miellit dhe shtojme me rradhe sheqerin, vajin, te verdhat e vezes, i perziejme...shtojme pak e nga pak edhe ujin...(brumi duhet te dali i lengshem)
Mbi tavoline hedhim pak miell dhe me ane te nje shkopi kuzhine fillojme te hapim brumin...peten e hapim me nje trashesi 1.5 cm...me pas me ane te nje forme ndajme me rradhe kulackat...
I shtrojme kulackat ne nje tave ku me pare kemi shtruar leter furre dhe i pjekim ne 250 grade per rreth 20 minuta.
Pergatitja e veshjes se siperme:
Ne nje ene qelqi hedhim te bardhen e vezes dhe fillojme rrahjen me tel kuzhine...shtojme edhe sheqerin pluhur dhe vazhdojme deri sa te behet nje mase homogjene...shtojme edhe ngjyruesin (pak e nga pak me kujdes)
Pasi kulackat jane ftohur i lyejme per siper me veshjen qe pergatitem. I leme te per 10-15 minuta sa te ngrije edhe veshja e siperme dhe jane gati
E falenderoj Rudinen Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur
No comments:
Post a Comment