Saturday, August 24, 2013

Pastice.(Receta e derguar nga Ervina Saliu)



Perberesit: 
500-gr makarona,
300-gr mish te grire,
2-qepe,
2-hudhra,
2-domate,
1-karrote,
2-domate,
1-filxh caj salce te gatshme
4-lug vaj,piper rigon.

Pergatitja:
Grijme imet qepet dhe hudhrat dhe i vejme te skuqen gjer sa te marin ngjyre te verdhe.

Me pas shtojme mishin dhe karrotat e grira dhe i lejme te skuqen gjer sa mishi te ndryshoj ngjyre.Shtojme me pas domatet e grira ,salcen dhe i lejme per pak min,i shtojme dhe nje filxh uje piperin ,rigonin dhe i lejme te ziejne gjer sa salca te trashet.

Ziejme makaronat i kullojme i vejme prap ne tenxhere i shtojme nje lug gjalp dhe i perziejme.

Pergatisim besamelen:
Duhen:
1-filxh caj miell,
1-filxh gjalp,
1-kg qumesht,
2-veze pak piper.

Pergatitja:
Shkrijme gjalpin ne tenxhere shtojme miellin pak nga pak duke e perzier,.E heqim nga soba shtojme qumshti qe me par e kemi ngrohur dhe brebda i kemi hedhur pak piper,e perziejme shum shpejt qe mos te na behet me topa,e vejme prap ne sobe dhe e lejme gjer sa te trashet duke e perzier vazhdimisht.E lejme te ftohet pak dhe shtojme vezet duke e perzier shum shpejt qe mos na piqen vezet.Marim nje tepsi shtrojme gjysmat e makaronave me pas mishin e grire serisht makaronat dhe nga lart besamelen.
E pjekim ne 200gr rreth 30 min. Ju befte mire 

E falenderoj Ervinen  Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 


No comments:

Post a Comment