Monday, September 30, 2013

Biskota te njomura, me copeza cokollate dhe fistiqe (Receta e derguar nga Ejona Buzi Gremi)



Perberja: 
200 g kos 
170 g chokollate me qumesht (mundesisht Nestlé)
3 veze
80 g sheqer pluhur + 100g sheqer pluhur per shurupin e portokallit
1 portokalle
100 g miell per embelsira
1 pako sode pr embelsira
1 filxhan kafeje qumesht ose 3 luge gjelle panna te embel
50 g fistiqe jo te kripura
150 ml uje per shurupin e portokallit


Pergatitja:
Ngrohni furrin ne Th: 7 (220 °C)
Perzieni vezet, sheqerin,miellin,soden dhe kosin.. shtoni gjysmen e chokollates dhe fistiqet te cilat i kemi thyer pak me pare..

Ne nje tave shtroni leter kuzhine per pjekje, lyejeni me pak gjalp dhe ne te hidhni masen e pergatirur.. piqeni per 8-10 min ne furre..

Thyeni chokollaten e mbetur dhe shtoni ne te qumeshtin e ngrohur me pare.. mbulojeni per 5 min dhe me pas perziejeni mire... nese e shte e nevojshme vendoseni chokollaten me micro_onde..

Ndani masen e pjekur me pare ne tre pjese si ne figure.. ne tave shtroni nje pjese dhe hidhi siper masen e chokolltes.. veproni keshtu dhe me nje shtrese te dyte e vendosni siper pjesen e fundit te biskotave..

Menjeane qeroni portokallin dhe priteni ne portokallin dhe shtoni ne te sheqerin dhe ujin.. vendosini per rreth 8 min ne zjarr te ngadalte deri sa te behet nje mase qe te kene mare shijen e njera-tjetres..

Kete shurup e lejme pak te vaket dhe ja shtojme biskotave persiper..

Me pas e vendosim ne frigorifer per rreth 1 ore...
Ju befte mire!

E falenderoj Ejonen  Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

1 comment: