Perberesit:
1 laker e madhe rreth 2 kg,
1 gote oriz,
1 kg kima vici ( mish i grire)
1/2 kg mish derri, (ose vici)
1 tufe majdanoz i prere holle,
1 tufe koper i prere holle,
2-3 qepe te fresketa te prera holle,
1 qepe e thate e grire ne rende ,
1 filxhan menderz e fresket e grire ,
lekure e grire nga nje limoni, piper, pak spec djeges i grire nese deshironi,
1 veze ,
leng nga 2 limona ,
1 luge niseshte.
Pergatitja:
Ne nje tigan me pak vaj ulliri skuqim lehte qepen dhe mishin e grire , mbyllim zjarrin dhe shtojme qepen e njome, majdanozin, orizin, kopren,menderzen dhe lekuren e limonit te grire .
Rregullojme me kripe e piper . Ne nje tenxhere te thelle ku kemi zier uje te bollshem vendosim lakren te ciles I kemi prere thelle bishtin. Presim te marri 3-4 vale dhe e nxjerrim nga uji .
Pasi eshte ftohur pak I ndajme gjethet nje e nga nje dhe ne cdo gjethe vendosim pak nga mbushja dhe e mbeshtjellim duke kthyer anet nga brenda me kujdes.
Ne tenxheren ku ziem lakren vendosim nje nga nje dolmate e pergatitura . I vendosim ne zjarr te forte fillimisht derisa te marrin vale e me pas e ulim zjarrin dhe e leme te zieje per rreth 1 ore. Kur te jene zier plotesisht rrahim nje veze me lengun e 2 limonave dhe shtojme pak leng nga dolmate e pergatitura.
Shtojme nje luge niseshte ( fakultative) dhe e hedhim masen e perftuar ne tenxheren qe po mer valen e fundit.
Menjehere mbyllim zjarrin dhe eshte gati per tu shijuar.
E falenderoj Marinen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)
No comments:
Post a Comment