Perberesit:
1 pasta sfoglia (pete e gatshme)
3-4 dardhe
150gr cokollate me qumesht
Sheqer
Pergatitja:
Dardhet i qerojme dhe i presim ne kartore te vegjel, me pas marrim pasta sfoglian e hapim dhe ne qender te saj vendosim dardhet duke formuar nje drejtkendesh, siper dardheve vendosim cokollate te bere copa copa te vogla dhe siper hedhim dy luge sheqer.
Me pas i mbyllim anet e pasta sfoglias dhe siper e mbulojme me sheqer komplet, mundohuni qe sheqeri te jete sa me kokerr madh.
E vendosim ne furre te parangrohur ne 200 grade dhe e lem deri sa sheqeri siper te kete marre ngjyre dhe peta te marr ngjyre floriri.
E falenderoj Ornelen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur.
No comments:
Post a Comment