Wednesday, September 4, 2013

Petanik (Receta e derguar nga Xhensila)



2 filxhan caji fasule
1 filxhan caji me gjalp te shkrir+vaj ulliri per sperkatjen e peteve,
1/2 gote qumesht per sperkatjen e peteve.
1/2 kg miell , uje, kripe,vaj, uthull per brumin.
Rigon,piper, miell speci djeges, qepe, vaj per fasulet.


Ziejme fasulet me qepe, vaj derisa te kene pire lengun,e te jene zjere mire. I hedhim te gjitha erezat sipas deshires.

Zejme brumin, e leme te pushoje, me pas hapin rreth 13 peta, te cilat i pjekim nje nga nje ne furre.
Marrim nje tepsi te lyer me gjalp dhe vaj ulliri te perzjere bashk, me ndihmen e nje furce. Shtrojme pete, lyejm me perberjen, sperkasim me 2 luge qumesht, hedhim 3-4 luge fasule. E keshtu vazhdojme ne cdo pete ose ne cdo dy peta,varet sa te trasha jane petat. E pjekim ne furre me 180 grade. Ne fund e sperkasim me uje dhe e mbulojme me picete.

E falenderoj Xhensilen 

No comments:

Post a Comment