Wednesday, October 2, 2013

Bakllava Turke (Receta e derguar nga Sjorada)





Perbersit: 
6 kokrra veze 
1 kg miell (per embelsira) 
1 gote vaj 
1 gote kos
1 kg gjalp 
1kg arra

Per sherbetin
1500 g sheqer 
1 liter uje 
pak limon

Pergatitja:
Marim nje ene hedhim miellin, aty shtojme vezet, vajin, kosin, dhe e punojme derisa te behet nje brume elastik, me pas e mbulojm me nje pecete te lagur dhe e leme te vije per 3 ore. 

Me pas e marim brumin dhe ndajme ne kater pjese dhe pjeset e ndara secilen e ndajm ne 15 topa te vegjel, me pas i hapim petet nga 15 bashke (dhe i presim ne formen e tepsis ose i vendosim ne tepsi rrumbullake sic jan petet ) kete e bejme edhe me tre pjeset e tjera. 

Kur i shtrojme ne tepsi cojme dy pete dhe i lyejm me gjalpe. Kete proces e bejme derin ne fund, mbas cdo dy peteve. Pasi kemi shtruar 20 petet e para hedhim nje shtres arra me pas shtrojm dhe 20 te tjera dhe perseri hedhim arra dhe me pas shtrjm dhe 20 te tjerat e presim i hedhim gjalpe dhe e vendosim per te pjekur ne 160 grad per 4 ore .

Per sherbetin hedhim ne nje tenxhere ujin sheqerin pak limon dhe e lem derisa te trashet lengu pasi esht ftohur nxjerim bakllavan dhe ja hedhim sherbetin (kujdes bakllavaja e nxehte dhe sherbeti i ftote). 

Petet duhen hapur te holla sa te lexohet nje gazete nen tyre. Ju befte mire :)

No comments:

Post a Comment