Tuesday, October 15, 2013

Djathe ne leter alumini. (Receta e derguar nga Sajmira)


Perbersit:
1 domate e bere (jo jeshile)
1 spec jeshil (mbas deshires dhe djeks)
1 pjese djathi te bardhe ,i prere ne forme katrore reth 150 gr pjesa.
1 luge vaj ulliri.
Pak rigon.

Marim djathin e vendosim (nese kini tas balti qe duron te nxetin e fures perdorni ate ) ne leter alumini. Presim domaten dhe specin ne pjese te rumbullakta, dhe i shtrojme mbi djathin (Djathe lope i bardhe), shtojme nga siper dhe vajin dhe rigonin mbyllim me kujdes letren e aluminit . E vendosim ne fure per nje cerek ore ne 200 gr C.

P.s Mund te shtoni siper ketij djathi dhe djathra te tjera mund te beni nje mix shijesh eshte shum i mire .

Ju befte mire 

E falenderoj Sajmiren  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment