Wednesday, October 2, 2013

Embelsira me kanele. (Receta nga Ervina Saliu)




Perberesit per brumin: 
500gr miell,
2-veze,
2-luge maja,
1-filxh kafe gjalp i shkrire dhe pak i ngohte,
200 ml qumesht i ngrohte,
1-filxh kafe sheqer i zi,
pak kripe.

Pergatitja:
Ne nje tas hedhim te gjithe perberesit dhe zejme brumin,e punojme per 5 min,me pas e mbulojme dhe e lejme per 1 ore gjer sa te dyfishohet.

Perberesit per mbushjen:
200gr sheqer i zi,
100 gr gjalp ne temperatur dhome,
1-luge gjelle kanele.

Pergatitja:
I perziejme perberesit e mbushjen gjer sa te behen si krem.Marim brumin e hapim ne nje pete paksa te trashe e lyejme mire me mbushjen,mbushja duhet te shkoje ne te gjithe cepet.E mbledhim ne formen e rolos,e presim me pas ne copa me largesin e dy gishtave pothuajse.Vendosim ne tave leter pjekese vendosim embelsirat i mbulojme dhe i lejme per 30 min,i vendosim larg njera-tjetres sepse do fryhen shume.Me pas rrahim nje veze ne nje tas i hedhim dhe 2 luge qumesht lyejme embelsirat dhe i pjekim ne 170 gr rreth 20-25 min.Jane shum te mire per ti mare femijet ne shkolle,.Ju befte mire

No comments:

Post a Comment