Sunday, October 20, 2013

Receta per tortine (Receta nga Alma Dudi Palokaj)


Perberesit:
Dy patate te medha 
100 gr kerpurdha 
100gr pancetta (mish i thate i grire ne kubike) 
50gr djathe i grire 
2 veze 
50 gr buke te grire 
Majdanoz,kripe,piper,(huder dhe spec djeges sipas deshires) 

Pergatitja:
Ziejme patatet e qeruara dhe i grijme imet. Skuqim mishin e grire me pak vaj ulliri dhe i hedhim edhe kerpurdhat e grira imet, pak kripe, piper, majdanoz(huder dhe spec djeges te grire) perziejme patatet me buken e grire,djathin,vezet dhe kripen. Pastaj i hedhim edhe mishin me kerpurdhat . I perziejme mire dhe i mbushim format e tortinave me brumin e pregatitur. Nese nuk keni forma i jepni nje forme rrumbullake dhe i fusim ne furre per 15 min 180 grade . Nder kohe pregatisim kerpurdhat ne tenxhere me vaj ulliri ( dy luge gjelle ) huder piper dhe majdanoz . I hedhim pak vere te bardhe dhe e leme te avulloje vera. Pregatisim sugo me borzilok, pastaj i vendosim ne pjate siq jane ne foto. Ju befte mire :)

E falenderoj Almen :) Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)

No comments:

Post a Comment