Merren 2 patate dhe vihen te ziejne ne nje tenxhere me pak uje dhe kripe!
Pasi ziejne, i ndajme ne kubike mesatar dhe i vendosim ne pjaten e sallates!
Marrim 100 gr kastravece turshi, i ndajme ne copa dhe i vendosim ne pjate.
Ne nje tigan hedhim pak vaj ulliri, skuqim nje thalb hudher te prere imet,pastaj shtojme kerpudhat e pastruara dhe te ndara ne copa te holla.
I skuqim pak sa te shuhen, pastaj i vendosim ne pjaten e sallates.
Pastaj tek i njejti tigan pergatisim nje salce te bardhe ose krem qumeshti, ose pane!
Une marr 3/4 gote uji me qumesht , i shtoj gjysem luge çaji niseshte, i perziej bashke dhe i hedh ne tiganin ku skuqem kerpudhat.
I shtojme sipas deshires edhe 50 gr djathe gorgonzola ose 50 gr djathe kaçkavall te copetuar.
Pasi ftohet pak kremi, ia hedhim sallates siper dhe i perziejme te gjithe perberesit bashke.
I hedhim persiper pak majdanoz te grire imet!
E falenderoj Greten! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe! Eshte i/e mirepritur!
No comments:
Post a Comment