Thursday, October 10, 2013

Tabule: (Receta nga: Marina)


Perberesit:
200 gr cous cous (lloj orizi)
1 tufe majdanoz
domate e prere ne copa te vogla
sallator i prere ne copa te vogla
1 qepe e vogel e grire ne rende
2-3 luge menderz ose mente e prere holle

1 filxhan kafeje vaj ulliri
leng nga 2 limona (ndoshta dhe me shume , sipas deshires )
kripe e pak piper

Pergatitja:
Vendosim cous cous te pagatuar ne nje ene te thelle shtojme siper domatet e prera shume holle bashke me lengun qe kane nxjerre.

Sallatorin e prere holle, majdanozin qepen e menderzen pa i shtrydhur tu ikin lengjet.

E leme te pakten 2 ore ne frigorifer.

Lengjet nga perime te perdorura do thithen te gjitha nga cous cous dhe do i japin mundesine te dyfishet ne vellim e te zbutet.

Nese domatet nuk kane shume leng shtoni 1-2 luge uje ne cous cous (jo me shume, e duam per sallate jo per supe ).

Ne nje vazo me kapak hedhim vajin e ullirit, lengun e limonit, kripen e piperin . i trazojme te behet nje mase homogjene dhe e hedhim mbi cous cous rreth gjysem ore para se ta sevirim. Ju befte mire :)

Extra tips (Keshilla plus) :
1) Nese nuk ju pret puna 2-3 ore atehere vendosni cous cous ne nje tas me uje ,futeni ne mikrovale per 3-5 minuta sa te zbutet e te dyfishohet ne vellim e perdoreni menjehere ne sallate. ne kete rast perimet e prera do i vendosni me perpara ne nje kullese te ikin lengjet e shumta e pastaj do i bashkoni me cous cous .

2) Ne shume zona ne vend te cous cous perdoret grure i thyer ose bollgur. Ne kete rast duhet lene ne uje te zbutet te pakten 4-5 ore.

3) Nese jeni te apasionuar me djathin e bardhe mund te shtoni pak djathe te thermuar ne sallate.

E falenderoj, Marinen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur!

No comments:

Post a Comment