Friday, October 11, 2013

TORTE TRADICIONALE AUSTRIAKE (Receta e derguar nga Sjorada)






PERBERSIT: 
180g gjalp ose margarin 
180g cokollat e zeze 
6 veze 
150g sheqer pluhur 
1 pako vanilje pluhur 
150g sheqer noramal 
180g miell 
220g marmalat zerdelie(ose pjeshke) 
200g cokollat e zeze per embelsira

Pergatitja:
Ne fillim ndajme vezet te bardhat nga e verdhe, te bardhat i vendosim ne figorifer per disa minuta, marim nje tenxhere e mbushim me uje dhe e leme te valoje siper saj vendosi nje tenxhere tjeter dhe hedhim cokollate te shkrije me nxetesin e ujit, me pas marim nje ene hedhim gjalpin, shtojme cokollaten e shkrire dhe hedhim sheqerin pluhur dhe vaniljen, i rrahim me rrahse elektrike derisa te behet mase kremose ku rrahsja mos te jete shume e graduar dhe me pas fillojme dhe hedhm te verdhat e vezezve nje nga nje duke i trazuar mire me luge, marim te bardhat e vezes i rrahim dhe ato derisa te krijohet nje shkum e mire me pase e hedhim te bardhe tek kremi i pergatitur dhe me pas i shtojme miellin dale nge dale duke e trazuar dhe ne fund i hedhim shume pak kripe. 

Marim nje tave i shtrojme leter kuzhine ose e lyejme me gjalp dhe hedhim kremin ne te, me pas e fusim ne sobe ne 180 grade per 40 min. 

Pasi eshte pjekur buka e tortes e leme te ftohet dhe e presim ne tre pjese me pas te treja shtresat i lyejm me marmalat , pasi kemi shkrire perseri cokollaten e embelsirave ja hedhim siper dhe e hapim me nje thike. 

Lulet dhe gjethet e zbukurimit te tortes mund te behen ne format e tyre duke hedhur cokollat dhe ta lem te ngrij per disa minuta ose mund te blihen dhe te gacme. Ju befte mire :)

E falenderoj Sjoraden :) Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)

No comments:

Post a Comment