Friday, November 1, 2013

Biskota me lajthi (Receta nga Ela Kotarja Rexhmati)



Perberesit:
220 gr sheqer, 
220 ml vaj,
2 veze,
1 luge kafe vanilje,
2 luge kafe baking powder, 
400gr miell, 
120 gr lajthi te grire imet ne blender.

Ne nje tas te thelle hedhim sheqerin dhe vajin i perzijme me mikser mire e mire ne shpejtesi te larte me pas e ulim shpejtesine dhe hedhim vezet nje nga nje. Me pas hedhim vaniljen dhe miellin qe e kemi perzier me bejkin dhe e perzijme,ne fund hedhim lajthite e perzijme mire te gjithe perberjen. Ne tepsi vendosim leter kuzhine, e lyejme me vaj dhe hedhim brumin e hapim me dore e pjekim ne furre te parangrohur ne 170 grade per 10_15 minuta, Direkt sa i nxjerrim nga soba e presim ne forma qe duam.
Mund ti ruajme ne frigorifer per nje jave. Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment