Friday, November 1, 2013

Byrek me presh (Receta nga Ervina Saliu)


Perberesit per gjellen: 
1-kg presh,
2-domate,
1-filxh oriz,
4-luge vaj.

Per brumin:
500gr miell,
2-luge uthull,
2-luge vaj,
dhe uje sa te mari.

Marim preshte i lajme dhe i presim ne rrathe i vejme te zkuqen gjeriza te zbuten mire me pas shtojme domatet e grira dhe i lejme per pak min akoma.I shtojme nje gote 2 gota uje dhe i lejme te ziejne per 10-15 min me pas shtojme dhe orizn dhe i lejme gjer sa trashet.Marim perberesit e brumit i hedhim ne nje tas dhe zejme brumin. Eshte gati kur nuk ngjit me neper duar,e lejme per 30 min te mbuluar dhe me pas e ndajme ne 2 pjese. Marim masen e pare e bejme ne 5 topa dhe cdo top e hapim ne madhesin e nje pjate te vogel,i lyejme te gjitha me pak vaj ulliri dhe i vendosim njera mbi tjetren dhe e hapim ne nje pete. E vendosim ne tepsi te lyer me pak vaj hedhim gjellen nga lart dhe hapim peten tjeter ne te njejten menyre sic hapem te pare. E presim byrekun i hedhim pak vaj nga lart e sperkasim dhe me pak uje e pjekim ne 200 gr epr 30-40 min. Ju befte mire :)

E falenderoj Ervinen :)
Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)

No comments:

Post a Comment