Perberesit:
3 Pjese pandispanje
500 ml pana
100 gr gjalp
1 cokollat kuzhine e zeze
1 cokollat e bardhe
Qershi te sherbetosura
1 gote leng ananasi
Pergatitja:
Marrim 250 ml pana dhe e vem ne nje tenxhere te vogel ne momentin qe ka marre vale i shtojme cokollaten dhe gjalpin e leme dhe 3 minuta dhe e fikim zjarrin.
Ne nje tase te madhe vendosim uj me akull dhe tenxheren me pana e vendosim mbi uj dhe fillojme e rrahim me frusten elektrike deri sa te behet nej krem i ngjeshur ( nese nuk behet krem e vendosim pak ne frigoriher ne ngrirje qe te ftohet pana)
Montojme 250ml pana.
Marrim nje shtres pandispanje e zbusim me lengun e ananasit i grijme cokollat te bardhe dhe shtrojme kremin me cokollate pastaj nje shtrese pana, po keshtu bejme edhe per shtresen e 2 te pandispanjes.
Shtresen e 3 e lyejme me lengun dhe i shtojme kremin e cokollates i shtojme i shtojme panen po ashtu edhe anet e tortes i lyejme vetem me panen. Siper tortes shtojme cokollate te bardhe (mund te hidhni edhe fruta te thata sipas deshires)
Me ndihmen e nje kaushi kuzhine zbukurojme torten me pana dhe kremin dhe vendosim edhe qershite.
E vendosim ne frigorifer dhe ju befte mire
E falenderoj Erjonen Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur
No comments:
Post a Comment