Wednesday, December 4, 2013

Byrek me spinaq dhe djath. (Receta nga Erjona Balla)


Per brumin duhen:
600 gr miell
kripe
uje 

Per mbushjen duhen:
1 kg spinaq
2 qepe ose 100 gr qepe te njoma
300 gr djathe te bardhe
100 gr kose
2 veze
kripe dhe vaje

Pergatisim brumin dhe e lem te pushoje per 30 minuta.
Pergatisim gjellen spinaqin e lare e grijme.

Ne tigan me vaj grijme qepet i skuqim deri sa te zverdhen shtojme spinaqin e grire kripe dhe i lem te skuqen bashke per 15 minuta.

Pasi eshte skuqur e heqim nga zjarri dhe i shtojme djathin vezet e rrahura dhe kosin i trazojme qe te behen nje trup.

Hapim petet 3 kulace njera mbi tjetren te lyera me pak vaje
e hapim peten dhe shtrojme mbi pete gjellen e pergatitur dhe e bejme ne forme rroleje dhe e vendosim ne tepsi te lyer me vaj keshtu veprojme deri sa te mbushet tepsia e presim dhe e pjekim per 40 min. Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment