Thursday, December 12, 2013

Byrek me spinaq dhe presh (Receta nga Ervina Saliu)


Perberesit: 
500gr spinaq,
3-presh,
3-qepe te njoma,
1-tufe koper,
piper,
1-veze,dhe 200 gr dajthe te bardhe ose gjise nese deshironi.

Per brumin:
3 gota miell,
3 luge vaj,dhe uje sa te mari.

Pergatitja:
Presim preshte dhe i veme te skuqen me 1-filxh kafe vaj gjer sa te zbuten mire me pas shtojme spinaqin ,qepet dhe i lejme per disa min.U shtojme nje gote uje dhe i lejme te ziejne, nderkohe bejme brumin per petet.

Ne nje tas hedhim miellin, vajin dhe uje pak nga pak duke e punuar gjer sa te behet nje mase e bute. E leme per disa min te mbuluar gjer sa te jete gjella gati...Kur te jete trashur gjella e heqim e leme te ftohet pak shtojme erzat, djathin ose gjizen dhe vezen dhe e perziejme mire. Marim brumin e ndajme ne dy pjese ,marim pjesen e pare,e ndajme ne 5 topa te vegjel i hapim ne madhesin e nje pjate te vogel i lyjme e te gjitha me niseshte dhe i vejme mbi njera tjetren dhe e hapim ne nje pete. Shtrojme peten ne tepsi te lyer me vaj hedhim gjellen dhe nga lart hapim peten tjeter ne te njejten menyre.E sperkasim me pak uje nga lart i ehdhim fara buke dhe e pjekim ne 200 gr per 30-40 min. Ju befte mire :)

No comments:

Post a Comment