Wednesday, December 18, 2013

KADAIF



Kadaifi eshte nje embelsire turke shume e njohur edhe ne vendin tone, e cila pregatitet vecanerisht me rastin e festave fetare.

Perberesit per 10-12 persona
1kg kadaif ne fije
1/2kg arra te qeruara
1/2kg gjalp
2 luge te vogla kanelle


Per sherbetin:
1l uje
1.5kg sheqer
2 luge leng limoni

PREGATITJA E MBUSHJES:
Arrat e qeruara, i coptojme ne copeza te vogla, ose sipas deshires i kalojme ne mikser. Nese duam qe kadaifi te rezultoje akoma me i shijshem, i pjekim per disa minuta ne furre ose mbi gaz duke i perziere shpesh. 

I bashkojme me kanellen dhe i leme ne nje ane.

Ne kete moment, kadaifin mund ta pregatisim ne dy menyre:

1. KADAIF ROLE:
Per te pregatitur kadaifin rolè, e ndajme kadaifin ne fije ne 24 pjese (ose me shume nese i deshironi copat me te vogla). Cdo pjese e hapi ne forme gjatesore, vendosim ne mes nje luge mbushje me arra dhe e rrotullojme ne forme rolèje duke i vendosur copat njera pas tjetres ne nje tave te lyer me gjalp. I sperkasim siper me gjalpin e mbetur perpara se ta fusim ne furre.

2. KADAIF I SHTRUAR:
E ndajme kadaifin ne dy pjese te barabarta. Shtrojme si fillim ne taven e lyer me gjalp gjysmen e kadaifit, hedhim te gjithe mbushjen me arra duke e shperndare ne menyre te njetrajtshme dhe shtrojme edhe kadaifin e mbetur. E sperkasim siperfaqen me gjalpin e mbetur perpara se ta fusim ne furre.

PJEKJA:
E pjekim ne furre te parangrohur ne 160°C per 50-60 minuta, apo derisa ne siperfaqe te kete marre ngjyre te arte. E leme te ftohet plotesisht perpara se ti hedhim shurupin.

SHERBETI:
Vendosim ne nje tenxhere ujin, sheqerin dhe lengun e limonit. E ziejme egzaktesisht 7 minuta qe nga fillimi i marrjes vale te shurupit duke e perziere ne menyre qe sheqeri te shkrihet plotesisht. Pas kesaj, ia hedhim me luge kadaifit tashme te ftohte derisa ta thithi te gjithe sherbetin. E leme nje nate ose 8-10 ore ne menyre qe te sigurohemi qe i gjithe shurupi eshte thithur nga kadaifi. Me pas e sherbejme te ndare ne copa

No comments:

Post a Comment