Tuesday, December 10, 2013

Musaka (Receta nga Enkeleida Kamberi)




Perbersit
1 kg patellxhane
4 patate
500 gr mish i grir
3 qepe te thata
leng domate

Per kremin ose besamelin:
1 kg qumesht
2 vez
2 luge gjalp
2 luge miell
100 gr djath kackavall

Pergatitja:
Presim patellxhanet ne feta ne forem rrethi, i vendosim per 15 min ne uje me kripe. Presim dhe patatet ne te njeten menyre, menyra klasike eshte ti skuqim nga pak dhe patellxhanet dhe patatet dhe i vendosim ne leter guzhine per te thithur vajin e tepert, por nese duam ta bejm gjellen me te lehte i vendosim patellxhanet e prera bashke me patatet ne grile te furrit per 10 min, pergatisim me pas mbushjen: Grijme qepet ne tigane te cilin kemi hedhur gjyseme filxhani vaj ulliri, me pas hedhim mishin e grire dhe kur te kete humbur ngjyren e kuqe mishi hedhim lengun e domates, kripe, piper te zi, e leme 10 min dhe stadi i trete eshte pergatitja e kremit, hedhin gjalpin ne tigan pastaj miellin dhe skuqim pak miellin dhe shtojme qumshin te cilin me perpara e kemi ngrohur, e trazojme vazhdimisht sa te trashet dhe kur te jet gati hedhim vezet dhe djathin kackavall...shtrojme ne tepsi nje shtres patellxhane nje shtres patate, hedhim pak nga krema pastaj perseri patellxhane kiman dhe mbi te hedhim gjithe besamelin, eshte pak procedure e gjate po rezultati qe shijojme ja vlen... Ju befte mire 

E falenderoj Enkeleiden  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment