Thursday, December 12, 2013

Pasta orecchiette te bera ne shtepi me brokoli (Receta nga Klodi Bezati)





Perberesit per dy persona:
180 gr miell
uje 
brokoli
nje thelp hudher
vaj,kripe,nje spec djeges

Pregatitja:
Ne fillim pregatisim brumin, duhet te krijohet nje brum elastik. E mbulojme dhe e leme te pushoje per nje gjysem ore. Nderkohe pastrojme brokolin dhe e zjejme ne uje te nxehte me pak kripe.
Marrim brumin dhe krijojme cilindra te holle (si ne foto) presim copa te vogla nga secili cilinder(si ne foto). Me ndihmen e nje thike i japim formen e orecchietteve (si ne foto). Nderkohe skuqim hudhren me pak vaj dhe me pas hedhim brokolin e copetuar. Zjejme pasten ne uje te bollshem te kripur dhe me pas e hedhim ne tiganin ku kemi brokolin me pak uje nga tenxherja ku zjeme pasten. Shoqerohet me djath te grire. Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment