Thursday, December 19, 2013

Shporte me thjerreza (Receta nga Klodi Bezati)


Perberesit:
1 patate e madhe(2-3 te vogla)
1veze
pak qumesht
1/2 qepe 
nje karrote
pak selino
70 gr thjerreza

Pregatitja:
Ne fillim pregatisim thjerrezat: Skuqim qepen dhe karroten e prere ne kubike te vegjel,shtojme selinone dhe me pas thjerrezat.Hedhim brodo verdurash dhe i leme te zjejne.

Nderkohe pregatisim shportezat: Zjejme pataten(une perdor mikrovalen eshte me e shpejte,me ndihmen e thikes bej disa viza te thella te patatja e mbeshtjell me plasmas dhe e le ne mikrovale per 7min -7 1/2.

Shtypim pataten me piron hedhim vezen,ne qofte se brumi del i forte hedhim pak qumesht,nese eshte shume i qullet hedhim pak miell.E rregullojme me pak kripe,piper dhe arremyshk.Lyejme me pak gjalpe format per muffin dhe hedhim pak buke te grire ne secilen forme,hapim purene e patates sipas formave dhe e fusim ne furre 170 grade per 15 min. I leme te ftohen dhe i mbushim me thjerrezat e pregatitura me pare. Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment