Saturday, January 18, 2014

Biskota me arra dhe portokall (Receta nga Ervina Saliu)


Perberesit: 
2-filxh caj leng portokalli,
1-filxh vaj ulliri,
2-filxh arra te bera pluhur,
1-lug te vogel kanelle,
1-luge pluhur per pjekje,
1-luuge sode,
2-filxh sheqer,
lekuren e nje portokkalli,
1-luge liker sipas deshires (une perdora mandarine) dhe miell rreth 500 gr (une e bera pa mase miellin ,brumi duhet te jete i bute kur ta hapim).

Pergatitja:
Hedhim ne tas vajin, lengun e portokallit,lekuren e portokalli, sheqerin ,likerin dhe i perziejme me tel kuzhine per pak min sa te shkrihet sheqeri.Ne nje tas tjeter perziejme miellin me ,soden,kanelen,pluhurin pjekes,dhe arrat,me pas i hedhim te masa e lengshme dhe punojme brumin ,nese nevojitet hedhim akoma miell sa te behet brumi i bute.E marim brumin e ndajme ne dy pjese dhe e fusim ne figorifer per 30 min.Me pas e marim njeren pjese e bejme ne forme roloje dhe e presim ne feta jo shum te trasha,e vendosim ne tave ku kemi vene leter kuzhine dhe i pjekim ne 150 gjer sa te marin pak ngjyre nese i duam te kercasin ne goje,nese i duam te buta i pjekim ne 180 gr per 10-15 min.Jan shum te mira per femijet. Kush e mer mundimin ti beje uroj ti dalin aq fantastike sa me dalin dhe mua. Ju befte mire

No comments:

Post a Comment