400 gr mish I grirë 100 gr salçiçe të grira ½ gotë verë të bardhë 1 lugë salcë domate Perime sipas dëshirës Rrush I kuq (razaki) Peta Gjalpë Vaj ulliri
Kaurdisim lehtë perimet me një lugë gjalpë dhe 1 lugë vaj ulliri dhe një fletë dafinë. Shtojmë mishin e grirë dhe salçiçet e grira. Shuajmë më verë të bardhë, shtojmë salcën e domates dhe gatuajmë për 30 min në zjarr të ulët. Shtojmë rrushin e larë mirë dhe gatuajmë akoma për 2-3 minuta. Shtrojmë në tepsi njëra pas tjetrës të spërkatuara më gjalpë 6 peta të holla duke I lënë pak të dala nga jashtë. Mbi to në brendësi të tepsisë hedhim mbushjen dhe perthyejmë lehtë anët e petave. Pjekim në 200 gradë për rreth 30 minuta. Ju bëftë mirë!
No comments:
Post a Comment