Sunday, February 16, 2014

Byrecka me presh. (Receta e derguar nga Ervina Saliu)



Perberesit: 
Gjethet e 5 presheve,
200 gr gjize ose djathe,
1 qepe,
4-luge vaj,
1-tufe koper.

Per brumin:
300-400 gr miell dhe uje sa te mari.

Zejme brumin dhe e fusim ne figorifer.Marim gjethet e preshit i presim ne copa te vogla ,bashke me qepen dhe i vejme te skuqen pa vaje sic jane per 5 min.

Me pas i shtojme pak uje sa te mbulohen dhe i lejme te zbuten.Kur te fillojne te thahen nga uji shtojme vajin i skuqim pak akoma dhe i lejme menjane,i shtojme kopren dhe i lejme pak te ftohen qe tu hedhim dhe gjizen.Marim brumin e ndajme ne dy pjese,marim te paren e hapim ne nje pete jo dhe shum te holle. E presim ne rripa ne madhesin dhe gjeresin e nje dore, i vendosim mbushjen ne mes dhe i mbledhim cepet duke i shtypur me piru. Keshtu veprojme dhe me te tjerat. Me pas i skuqim ne vaj te nxehur gjer sa te ndryshojne ngjyre. 

Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment