Monday, February 17, 2014

Petulla mëngjesi (Receta nga Brikena Metaj)




Përbërësit: • 500 ml ujë • Kripë • Vanilje • 2-3 lugë liker portokalli ose manderine • 50 gr gjalpë • 25 gr sheqer • 250 gr miell • 6 vezë • Sheqer • Vaj
Përgatitja: Në nje tenxhere vendosim për të zier ujin me pak kripë, liker, vanilje, gjalpë e sheqer. Pasi merr valë hedhim të gjithë miellin duke e trazuar vazhdimisht. Rezultati është një masë e njëjtë si top që shkëputet nga anët e tenxheres. E largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet për 10-15 min duke e trazuar herë pas here dhe duke shtuar një e nga një vezët duke patur kujdes ta përziejmë mirë të gjithë masën (nëse është e nevojshme mund të përdorni edhe mixer). Më pas me ndihmën e një luge skuqim në një tenxhere ose tigan të thellw me vaj të ngrohtë jo shumë të nxehtë (temperatura e vajit duhet të jetë mesatare dhe duhen 7-8 min për një tigan në mënyrë që të piqen mirë si nga brenda dhe nga jashtë duke ruajtur formën, që nëse hiqen më parë humbet, pasi petullat bien). Pasi i heqim nga zjarri i vendosim mbi letër kuzhine dhe i kalojmë menjëherë në sheqer (të zakonshëm, jo pluhur). Ju bëftë mirë!

No comments:

Post a Comment