1 l qumësht
2 gota miell
1 gotë sheqer
Gjalpë
3 vezë
Vanilje
Përgatisim kremin e pastiçerisë: Rrahim vezët me sheqer, shtojmë pak qumësht, miell dhe duke e përzier vazhdimisht shtojmë qumështin e nxehtë. E vëmë tenxheren në zjarr derisa të trashet. E heqim nga zjarri,shtojmë vaniljen dhe e lëmë të ftohet.
Shtrojmë në tepsi të lyer me gjalpë petët sfoliat ose të thjeshta. Hedhim mbi to kremin e ftohur dhe mesin e lemë bosh. Në mesin e lënë bosh hedhim një vezë të rrahur dhe e sperkatim mirë me sheqer. Spërkatim me pak sheqer edhe petët dhe pjekim në 180 gradë.
Ju bëftë mirë!
No comments:
Post a Comment