Thursday, March 20, 2014

Apple pie (Receta e derguar nga Dallendyshe Siqeca)



Perberesit:
2 kg molle jeshile te prera
1 luge gjelle leng limoni
55 gr sheqer i bardhe
55 gr sheqer kaf
1 luge caji kanelle
1/4 luge caji kripe
2 luge miell

Per brumin:
2 gota e gjysem miell tipi 00
pak kripe
2 luge gjelle sheqer
200 gr gjalpe pa kripe
uje te ftohe(aq sa duhet per brumin)

Fillojme te zeme brumin,e ndajme ne 2 pjese dhe e leme ne frigorifer per 1 ore. Mollet pasi i kemi qeruar dhe prere ne feta te holla, u hedhim lengun e limonit, pastaj shtojme sheqerin, kanellen, kripen si dhe miellen qe te thithe lengun e leshuar. Me pas hapim petet, peta lart duhet te jete me e madhe,vendosim mbushjen me molle, i rregullon ne menyre te njetrajtshme, hedhim peten siper, i bashkojme petet, tepricat i presim, hapim disa vrima ne mes dhe e lyejme me te verdhe veze qe te marre ngjyre te bukur. Piqet ne 220' per 45-55 min. Kur pjesa e siperme merr ngjyre , e mbulojme me leter alumini,e leme te ftohet per 2-3 ore. Shoqerohet me akullore me vanilje(sipas deshires). Ju befte mire!

E falenderoj Dallandyshen  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment