Saturday, March 22, 2014

Bakllava turke (Receta e derguar nga Dallandyshe Siqeca)






Perberesit:
1 kg miell
6 te verdha veze
1 gote vaj
1 gote uje
1 kg arra te grira
½ kg gjalpe fshati

Si fillim , zeme brumin, nese ka nevoje per me teper uje, ia shtojme. E mbulojme ate dhe e leme te vije per 2 ore.Pas 2 oresh, e ndajme brumin ne 4 pjese, ku cdo pjese e ndajme ne 20 copa , per cdo 10 cope do te formojme nje pete te madhe. E lyejme tepsine me gjalpe, dhe shtrojme petet , mbasi kemi shtruar 2 pete hedhim nje shtrese me arra. Mbasi I kemi shtruar petet , hedhim gjalpin e shkrire, e shperndajme ne menyre te njetrajtshme.Nxehim furren paraprakisht,fillimisht e pjekim ne 150' per 1 ore,pastaj e ulim temperaturen ne 100'.Pjekja merr kohe nga 4-4.5 ore.

Per sherbetin:
1kg uje
2 kg sheqer
pak leng limoni
vanilje

Pasi bakllava eshe ftohur, ia hedh sherbetin te ngrohte. E mbulon me leter alumini tepsine. Pas 24 oresh eshte gati per tu shijuar. Ju befte mire!

No comments:

Post a Comment