Monday, March 10, 2014

Patate ne furre me qofte (Receta e derguar nga Sajmira)

1,5 kg patate . 1 luge rigon 1 luge pieper te kuq. 1 filxhan vaj. lengun e 1 limoni.
Per qoftet. 600 gr mish te grire. 1 qepe te madhe. 2 thelpinj udher. 200 gr buke te zbutur ne uje dhe te kulluar nga uji. Kripe - rigon-majdanos-piper te zi-
Pergatitja
Presim patatet ne rrathe jo shume te holle, i shtrojme ne tave, shtojme erzat me radhe dhe 1 gote e gjysem me uje, i perzjejme mire e mire e i futim ne furre. Sapo te shohim qe patatja eshte zbutur pergatitim qoftet. Shtojme mishin ne nje ene dhe hedhim brenda te gjithe perbersit te grire me rende. E punojme mire dhe bejme toptha te vegjel. I shtrojme me radhe mbi taven me patate dhe i vendosim ne furre ... Sapo tava te mare ngjyre jemi gati per tu sherbyer. Ju befte mire :)

No comments:

Post a Comment