Përbërësit:
Petë sfoliat
250 gr salçiçe
2 patate të mëdha
3 vezë
Parmixhano
100 ml pana (një kuti e vogël)
Vaj ulliri
Kripë, piper
Ziejmë patatet në ujë të bollshëm duke treguar kujdes të mos zbuten shumë dhe i presim në rrathë me të njëjtën trashësi.
Në një tepsi me letër kuzhine hapim petën sfoliat, vendosim mbi të një shtresë të mjaftueshme me patate, spërkatim me pak vaj ulliri, kripë e piper.
Presim salçiçet dhe i vendosim mbi shtresën e patateve. Veproni kështu për aq shtresa sa dëshironi.
Në një enë tjetër rrahim vezët, shtojmë pana, parmixhano, kripë e piper. Përziejmë sa të bëhet një masë homogjene dhe e hedhim mbi shtresën e fundit që duhet të jetë me salçiçe.
Pjekim në furrë të parangrohur në 220 gradë për 40 minuta deri sa të marrë ngjyrë të artë. Pasi e nxjerrim nga furra e lëmë disa minuta në temperaturën e ambientit, presim në feta dhe servirim.
Ju bëftë mirë!
No comments:
Post a Comment