Friday, April 18, 2014

Makarona me karkaleca dhe shparguj( asparage)



Perberesit per 4 persona:
250-300 gr makarona me veze
300 gr asparage
1 qepe
2 thelpinj hudhra
10 karkaleca mesatare
kripe, piper
majdanoz
vaj ulliri

Udhezimet:
Pastrojme asparaget dhe i veme te vlojme per 5-7 min. I presim ne copa te vogla. Ujin e leme menjane. Karkalecat kur ti pastrojme 2-3 prej tyre u leme bishtin pasi salca behet me e shijshme. Fergojme me vaj ulliri qepen e grire imet dhe hudhrat. Shtojme karkalecat. Nderkohe veme makaronat per te zier ne ujin e asparageve. Salces i hedhim kripe dhe piper.Pasi kane zier makaronat i bashkojme me salcen . Duhet ta leme pak te ujshme salcen sepse keto lloj makaronash e thithin ujin shpejt. E zbukurojme pjaten sipas deshires me pak majdanoz.
Ju befte mire!

No comments:

Post a Comment