Friday, April 18, 2014

Petulla te mbushura me marmelate. (Receta e derguar nga Ervina Saliu)



Duhen:
1-gote qumesht,
2-luge gjalp te shkrire,
1-luge maja 
4-luge sheqer dhe rreth 500 gr miell.

Pergatitja:
Ngrohim qumshtin (te jete i vaket) shkrijme sheqerin dhe majane brenda, ne nje tas hedhim miellin dhe gjalpin shtojme qumshtin dhe punojme brumin nese nevojitet hedhim pak qumesht akoma gjer sa brumi te behet si i byrekut. E mbulojme dhe e lejme te dyfishohet. Me pas e marim e hapim ne nje pete te trashe dhe me ndihmen e nje gote epresim ne forma. Me pas i skuqim ne vaj te bollshem dhe pasi te jene ftohur pak me ndihmen e nje korne qe bejme dhe zbukurimin e tortave, e mbushim me par me marmelat dhe mbushim ne nje cep petullat, nese nuk ju gjendet kjo ne shtepi mund ta mbushni dhe me nje shiringe ku para keni hequr gjilperen. Ju befte mire 

E falenderoj Ervinen  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment