Tuesday, April 22, 2014

Tavë me spinaq e vezë (Receta e derguar nga Brikena Metaj)


Përbërësit 1 g spinaq 6 kokrra vezë 1 qepë 100 ml qumësht 2 lugë parmixhano të grirë Vaj, kripë, piper
Skuqim lehtë në tigan qepën, shtojmë spinaqin e grirë dhe e kaurdisim lehtë sa të bie pak, por gjethja të mbetet jeshile. E heqim tiganin nga zjarri. Thërrmojmë djath të bardhe dhe e përziejmë me spinaqin. Shtojmë pak kripë e piper. Kthejmë përzierjen në tavë. Në një enë tjetër rrahim dy vezë me qumështin dhe mbulojmë spinaqin. Mbi të hedhim kokrrat e vezëve (1 për person, në rastin tim 4 kokrra). Mbulojmë sipërfaqen e tavës (spinaqin jo vezët) me kaçkavall të grirë. Pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë, Ju bëftë mirë!

No comments:

Post a Comment