3 gota uji me miell,
1 gote me sheqer,
gjysem gote miell arre kokosi,
nje vazo kos me arre kokosi,
gjysem gote shurup menta,
2 veze,
50g gjalp,
150g nutela,
nje pako maja per embelsira
Per te mbuluar torten:
250g cokollate dhe 100g gjalp.
Ndizni furren 180° merni nje tas dhe hidhni vezet, sheqerin, dhalpin dhe trazojini mire me nje tel guzhine, pastaj shtoni kosin, shurupin e mentes dhe trazojeni prap, me pas shtoni miellin e arre kokosit, majane per embelsira dhe miellin tjeter dhe punoini per disa minuta me telin e guzhines, pastaj hidheni ne nje tave ose nje forme silikoni qe torta te dali ne forme si ne foto te hyer me gjalp dhe futeni te piqet per 45min, pasi te jete ftohur prejeni ne mes qe te dalin 2 shtresa, merni nje shtrese dhe vendoseni ne nje pjatance dhe hidhni nutelen e hapeni ne te gjithe siperfaqen pastaj vini shtresen tjeter, merni nje tenxhere te vogel dhe hidhni gjalpin dhe cokollaten dhe vereni ne flake shume te ulet qe te shkrije pastaj hidheni siper tortes qe te mbulohet e gjithe edhe anesh, pastaj dekorojeni sipas deshires ose si ne foto. Ju befte mire
E falenderoj Leonoren Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur
No comments:
Post a Comment