Perberesit:
500 gr asparagi ,
300 gr domate te kuqe te vogla ,
1 kub supe ,
3 gjethe borzilok ,
1 filxhan kafe vaj ulliri ,
kripe, piper
500 gr spaghetti .
Pergatitja:
Pastrojme dhe lajme asparagit, me pas i grijme ne copa te vogla, i skuqim ne tigan me vaj ulliri dhe nje thelpi hudher, me pas i hedhim 2 gota uje, kubin e supes dhe pak piper, i mbulojme me kapak dhe i ziejme me zjarr te ulet, deri sa te shteroje uji, me pas ne tenxhere veme uje te bollshem me kripe per te ziere spaghetit, pasi te kete shteruar uji, te asparagit hedhim domatet e prera ne mes dhe borzilokun, pasi i kemi ziere makaronat (al dente) i hedhim ne tiganin me salcen e pergatitur, i perziejme per pak ne zjarr te ulet dhe i servirim.
Ju befte mire:)
No comments:
Post a Comment