650 g miell
1 vezë
250 ml qumësht
50 ml vaj misri
80 g sheqer pluhur
Kripë
Maja
Marmalatë
1 vezë e qumësht për lyerje
Sasia e miellit varet sa kërkon brumi, personalisht kam përdorur 650 g.
Hedhim në një enë 300 g miell, shtojmë sheqerin dhe hapim një gropë në mes. Në qumësht tretim majanë. Në gropën e miellit hedhim vezën e rrahur lehtë dhe përziejmë me dorë duke shtuar pak nga pak qumështin me maja, pjesën e mbetur të miellit, vajin dhe pak kripë. Punojmë brumin për rreth 10 minuta.
E lëmë brumin të vijë për rreth një orë sa të jetë dyfishuar vëllimi, duke e mbuluar mirë enën me një pecetë ose kapak.
Ndajmë brumin e ardhur në copa të vogla rreth 70 g secila. Hapim lehtë me gishta, vendosim mbushjen, një lugë marmalatë në rastin tim, por mund t’i lini dorë të lirë fantazisë me nutella, marmalata të ndryshme, krem pastiçerie nëse I doni të ëmbla dhe proshutë, djathë, spinaq etj nëse I doni të kripura.
Mbyllim brioshët mirë dhe I vendosim në një tepsi larg njëri – tjetrit. I lëmë të vijnë për 20 minuta, lyejmë me vezë e qumësht dhe pjekim në 180 0 për rreth 30 minuta.
No comments:
Post a Comment